Mos kini frikë se do ta llastoni fëmijën tuaj duke e përqafuar dhe përkdhelur
Prindërit e ndërgjegjshëm plotësojnë nevojën e fëmijës së tyre për kontakt fizik (mbajtje, puthje, përkëdhelje, etj.). Ata nuk kanë frikë se kështu do ta “llastojnë” fëmijën e tyre.
Prindërit e ndërgjegjshëm i pranojnë emocionet dhe shprehjen e emocioneve nga fëmija i tyre pa i gjykuar. Ata janë të vetëdijshëm se nuk mund të parandalojnë të gjithë trishtimin, zemërimin ose zhgënjimin dhe nuk ua ndrydhin ndjejat fëmijëve qoftë duke qarë ose duke mbajtur inat.
Prindërit e ndërgjegjshëm i japin fëmijës stimulim të përshtatshëm për moshën e tij dhe i besojnë që të mësojë me ritmin e tij dhe në mënyrën e tij. Ata nuk përpiqen ta nxitojnë fëmijën në fazën tjetër të zhvillimit.
Prindërit e ndërgjegjshëm i inkurajojnë fëmijët e tyre të mësojnë aftësi të reja, duke mos gjykuarë performancën e fëmijës me kritika.
Prindërit e ndërgjegjshëm ndajnë kohën e tyre çdo ditë për t’i kushtuar vëmendjen e tyre të plotë fëmijës së tyre. Gjatë asaj kohe të veçantë dhe cilësore, ata vëzhgojnë, dëgjojnë, reagojnë dhe i bashkohen lojës me fëmijën.
Prindërit e ndërgjegjshëm e mbrojnë fëmijën e tyre nga rreziku, por nuk përpiqen të parandalojnë të gjitha gabimet, problemet dhe konfliktet e fëmijëve.
Prindërit e ndërgjegjshëm inkurajojnë fëmijën të zgjidhë problemet në mënyrë të pavarur dhe ta ndihmojnë atë vetëm kur është e nevojshme.
Prindërit e ndërgjegjshëm vendosin kufij të arsyeshëm, e drejtojnë me butësi fëmijën drejt sjelljes së shembullore dhe marrin parasysh nevojat e të gjithë të përfshirëve kur zgjidhin konfliktet. Ata nuk përpiqen t’i kontrollojnë fëmijët me shpërblime, kërcënime ose ndonjë ndëshkim.
Prindërit e ndërgjegjshëm përpiqen të jenë të vetëdijshëm për mënyrat në të cilat dhimbja e tyre e fëmijërisë ndikon në aftësinë e tyre për të qenë prindër të mirë dhe bëjnë një përpjekje të vetëdijshme për të shmangur kalimin e lëndimeve të tyre te fëmijët e tyre./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”