Përdorimi i rrethoreve te fëmijët

Shkruan: Jeta Kastrati – Fizioterapeute

 

Disa produkte për fëmijë janë menduar për t’u përdorur kur fëmija juaj fillon të qëndrojë në këmbë dhe të ecë, duke përfshirë kështu rrethorret e fëmijëve.

Edhe pse në dukje janë pajisje sikur e ndihmojnë fëmijën tuaj të ec më shpejtë, nuk është kështu. Përdorimi i rregullt i rrethoreve përveç tjerash mund të ndikojë në zhvillimin e mëvonshëm të ecjes te fëmijet. Gjithashtu përdorimi i tyre inkurajon zakone jo të mira të ecjes siç janë ecja me gishtërinjtë, e cila mund të jetë e dëmshme për fëmijën tuaj teksa po mëson të ecë.

Vetëm levizja e këmbëve nuk është aktivitet që ndikon në mësimin e ecjes te fëmijët.

Aftësia e foshnjës për të tërhequr veten në këmbë dhe për të qenë në gjendje të balancojë peshën e tyre është në fakt më e rëndësishme në promovimin e ecjes, sesa përdorimi i rrethoreve për bebe. Përveç tjerash ekzison edhe rrezik i lëndimeve të shumta gjatë përdorimit të rrethoreve. Madje në disa vende si Kanada është i ndaluar përdorimi i tyre!

Alternativë që të inkurajoni fëmijën tuaj të ecë mund të jetë shëtitësja për shtyrje e foshnjave, e cila lejon një zhvillim motorik më të mirë për fëmijët të cilët po mësojnë të ecin. Inkurajoni fëmijët tuaj të bëjnë lëvizje duke i stimuluar me lodra tërheqëse që nxisin aktivitetin e tyre motorik.

Ngrini foshnjën nga pozita e ulur për ta inkurajuar të qëndrojë në këmbë. Sigurohuni që ambienti të jetë i sigurt, pa objekte të rrezikshme për të shmangur dëmtimet. Çdo fëmijë zhvillohet në ritmin e tij, kështu që jini të durueshëm dhe inkurajoni përparimin e tyre. Ecja është një hap i bukur dhe emocionues në zhvillimin e fëmijës dhe ata do të jenë në gjendje të ecin kur të fitojnë siguri, stabilitet dhe forcën muskulare të duhur./natalmedia.com/

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts