Qeni Kanelo

Kanelo është një qen që jetonte me pronarin e tij në jug të Spanjës në vitet tetëdhjetë. Ai ishte shoku i vetëm i një të moshuari që jetonte vetëm dhe nuk u nda kurrë nga ai.

Banorët e qytetit të Cadiz-it i shihnin shpesh duke ecur dhe qeni shkonte rregullisht me burrin në spitalin ku i moshuari po i nënshtrohej dializës. Kanelo do të priste mikun e tij jashtë derës së spitalit sepse kafshët nuk lejoheshin të hynin brenda.

Një ditë, plaku nuk doli nga spitali, por qeni ende priste shokun e tij të vdekur, duke mos i kushtuar vëmendje urisë apo etjes, as të ftohtit, shiut, borës. Qeni mbeti jashtë derës së spitalit për 12 vjet duke pritur që shoku i tij të dilte dhe të kthehej në shtëpinë e tij derisa u bashkua me pronarin e tij në vitin 2002 kur u përplas nga një makinë.

Për nder të këtij qeni besnik, banorët e Kadizit i vunë emrin e një rruge në qytetin e tyre dhe historia e dashurisë dhe besnikërisë së tij do të jetojë për një kohë të gjatë. /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia

SHPËRNDAJE:

Related posts