Pyetje:
Vajza ime është 7 vjeçe, deri në moshën 5 vjeçe ka folur mirë dhe pa asnjë problem, mirëpo rreth moshës 5 vjeç e gjysëm nga një aksident me makinë e ka humbur plotësisht dëgjimin dhe më që atëherë nuk ka folur asgjë, ka qenë disa herë për kontrolla te mjekë të ndryshëm dhe tani i kanë vendosë një paisje në kokë për dëgjim artificial në mungesë të dëgjimit natyral, çfarë më këshilloni ?
Përgjigje:
Sikur se dihet dëgjimi është gjithmonë prijës dhe parakusht i të folurit, andaj edhe humbja e tij do ta prekë çdo herë aspektin e gjuhës dhe të folurit, kjo më pas do të sjellë edhe një sërë problemesh dhe ngecjesh në aspekte të ndryshme në jetën e individit, të cilat në të ardhmen nuk do të jenë të lehta për të dhe familjen e tij/saj, dhe gjithmonë në shëndetësi parandalimi konsiderohet më i mirë se shërimi, andaj rekomandohet sa më parë një konsultë tek Logopedi. Arjon Podrimaj – Logoped./natalmedia/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”