Rastet te personat e rritur që kanë një ndryshim drastik në të folur

Pyetje:

Përshëndetje!

Vëllau im është 28 vjeç, deri rreth para një viti ka folur si gjithë të tjerët, mirëpo tash që një kohë ka shumë problem në të shprehur, nuk e kemi të qartë problemin, ka qenë për kontrollë te mjeku i përgjithshëm dhe na kanë thënë se ka nevojë për Logoped, më intereson mendimi juaj?

Përgjigje:

Përshëndetje!

Ky është një problem që medoemos kërkon shyrtim të mëtutjeshëm nga ana e Logopedit. Ngecjet në të shprehur, dhe veçanërisht kur më parë individi ka folur pa problem, nuk është mirë që të anashkalohen. Dhe kjo për shumë arsye. Sigurisht se e folura dhe komunikimi lidhen shumë me aspektet e ndryshme të jetës që një individi do ti duhen, si në kuptimin e jetës personale, e psikologjike, ashtu edhe të asaj se çka të tjerët presin prej tij, qoftë në aspektet e zhvillimit social, familjar, shoqërorë dhe profesional. Rastet që gjatë jetës së tyre gjithmonë e shprehura dhe e folura e tyre ka qenë në rregull dhe tani kanë një ndryshim drastikë të gjendjes për të keq, janë raste që e kanë një shkak të fituar, andaj edhe anashkalimi i kësaj gjendje mund të sjellë përkeqësim dhe probleme më serioze të situatës, e kjo medoemos do të reflektojë në të ardhmen e individit për ato arsye që i shpjeguam më lartë. Por si gjithmonë Profesionisti ka nevojë ta sheh vet personin për të ditur më saktë për gjendjen e tij, andaj për këtë rekomandohet një konsultë me Logopedin.

Arjon Podrimaj – Logoped./natalmedia.com/

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts