Sa realisht e kemi kuptuar thelbin e prindërimit?!

A i njihni fëmijët tuaj më thellë se sa notat e tyre, numri i golave ​​apo koshave që mund të kenë shënuar në stërvitje apo ndeshje?

A e dini cila është ngjyra e tyre e preferuar?

Cilën sezon të vitit e duan?

A e dini se çfarë i frikëson?

Çfarë i lumturon?

A e dini se çfarë ëndrrash panë mbrëmë?

A i keni pyetur ndonjëherë:

Çfarë i bëri kaq të trishtuar?

Si kaloi dita në shkollë?

Cila është lënda e tyre e preferuar dhe pse?

Kush është mësuesi/profesori i preferuar i tyre dhe pse?

Cilat janë ëndrrat dhe qëllimet e tyre?

E lëndove dike sot, nëse po si u ndieve?

Nëse do të mund të ndryshosh ndonjë gjë, çfarë do ndryshosh dhe pse?

Si e planifikove ditën sot?

A ka ndonjë gjë që të shqetëson?

Pse (nuk) të pëlqen kjo shfaqje? Ky film? Kjo videolojë? Ky libër?

Si do ta kalosh kohën e lirë?

Pse të pëlqen të rrish me…, por jo me…?

Ke nevojë për ndihmë?

Ke nevojë të bisedosh me mua?

A ka diçka që do të më tregosh e që nuk pate guxim të ma thuash?

Këto pyetje zbatohen çdo ditë, jo vetëm në situata kur problemet dalin në pah . Kur flisni me fëmijët dhe bëni këto pyetje, duhet ta bëni me kujdes, me butësi, në mënyrë që ata të ndiejnë vërtet se ju interesojnë përgjigjet e tyre, dhe jo sikur të ishin në bankën e të akuzuarve.

Besoj se shumica dërrmuese e atyre që tani janë prindër, nuk kanë dëgjuar këto pyetje nga prindërit e tyre, por kjo nuk do të thotë se ju nuk duhet ta bëni më fëmijët tuaj.

Pyetni veten tuaj se sa vërtet i njihni fëmijët tuaj!

Dhe mos harroni se prindërimi nuk nënkupton vetëm t’i keni siguruar fëmijës ushqim, rroba dhe një çati mbi kokë. Këtë e kanë edhe fëmijët në jetimore./natalmedia.com/

SHPËRNDAJE:

Related posts