SHTATZANIA PAS ABORTIT: SA KOHË DUHET PRITUR A MUND TË KETË PASOJA SHTATZANIA PAS NJË ABORTI

Shumë gra në mbarë botën, për një arsye ose një tjetër, vendosin të bëjnë një abort, i cili ndonjëherë është i nevojshëm për arsye mjekësore. Pas një aborti, shumë gra frikësohen nëse do të jenë në gjendje të mbeten përsëri shtatzënë dhe nëse aborti mund të rrisë rrezikun e disa komplikimeve në shtatzëni.

A mund të mbeten shtatzënë gratë pas një aborti?

Lajmi i mirë është se, aborti nuk ka pse të ndikojë në një shtatzani të radhës.

 

A është më e vështirë të mbeteni shtatzënë pas një aborti?

Ekspertët thonë se aborti nuk duhet ta vështirësojë ngjizjen. Sigurisht, të gjithë janë të ndryshëm dhe faktorë të ndryshëm mund të ndikojnë në shtatzëni, por aborti në shumicën e rasteve nuk është një prej tyre.

 

Si ndikon aborti në shtatzëninë e ardhshme?

Shumë nëna të ardhshme që kanë pasur më parë një abort shqetësohen se mund të ndikojë në shtatzëninë e tyre. Megjithatë, aborti nuk ndikon në rrjedhën e shtatzënisë së ardhshme.

Gjithashtu, simptomat e shtatzënisë nuk do të jenë të ndryshme nëse keni pasur një abort më parë.

 

Sa kohë pas një aborti lejohet shtatzënia?

Pas çdo ndërprerjeje të shtatzënisë, qoftë aborti spontan apo i qëllimshëm , duhet pritur të paktën një cikël para përpjekjes së radhës për të mbetur shtatzënë. Krahas kësaj, thekësojmë se aborti është një vendim i vështirë që merret për arsye të ndryshme, prandaj duhet pasur parasysh edhe rikuperimi psikologjik i gruas.

“Kini mirëkuptim për veten tuaj, mos u bëni autokritikë dhe të gjykoni veten, kërkoni mbështetje dhe nëse është e nevojshme ndihmën e psikologut”./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts