Si t’i mësojmë fëmijët t’i vlerësojnë gjërat që i posedojnë?

 

 

“E sheh sa lodra ke, ne i blejmë të gjitha dhe je ende i pakënaqur, nuk di të vlerësosh asgjë”. Këto fjali janë thënë shpesh në afekt nga shumë prindër, të cilët shqetësohen për faktin se u ofrojnë gjithçka fëmijëve të tyre dhe ata shpesh janë mosmirënjohës.

  Edhe pse janë të vegjël dhe të pafuqishëm, fëmijët e moshës dy ose tre vjeç mund t’i shprehin ndjenjat e tyre përmes një buzëqeshjeje ose një vizatimi. Në fakt ata kështu shprehin mirënjohjen e tyre për mamin dhe babin dhe kjo veçori e rëndësishme fitohet në fëmijërinë e hershme. Duke mësuar mirënjohjen, fëmijët zhvillojnë ndjeshmërin dhe bëhen më të ndjeshëm ndaj ndjenjave të të tjerëve.

Sa më herët të mësojnë të jenë mirënjohës, aq më të lumtur do të jenë në jetën e mëvonshme dhe do të rrezatojnë optimizëm, ndryshe nga fëmijët mosmirënjohës, të cilët vazhdimisht janë të stresuar dhe shprehin ndjenja depresive.

 

Ka dallime mes një fëmije të llastuar dhe atij që është mosmirënjohës

 – Vetëm pas moshës 15 deri në 18 muajsh, fëmijët fillojnë të njohin koncepte që tregojnë mirënjohje. Edhe atëherë janë të vetëdijshëm se janë të varur nga prindërit, por megjithatë deri në moshën katër vjeçare janë mirënjohës vetëm për gjërat materiale. Pas kësaj periudhe, ata fillojnë të kuptojnë aktet e mirësisë, kujdesit dhe dashurisë që u jepen nga prindërit dhe nga antarët e tjerë të familjes.

 

Mirënjohje

– Shumë prindër mendojnë se fëmijët e llastuar janë më mosmirënjohësit, por ky koncept nuk është fare i vërtetë. Fëmijët bëhen të llastuar sepse në edukimin e tyre mungonin rregullat dhe kufizimet.

Prindërit ndryshojnë nga njëri-tjetri në pritshmëritë e tyre ndaj fëmijëve, ndaj ka nëna dhe baballarë që vendosin synime shumë të larta për trashëgimtarët e tyre ose ata që i kursejnë dhe nuk i inkurajojnë që t’i tejkalojnë vetë vështirësitë që hasin. Dhe në fakt, thelbi është në moderim, sepse një fëmijë nga i cili prindërit presin shumë, përfundimisht ai fëmijë mund të fillojë ta perceptojë veten si të pasuksesshëm dhe të paaftë për të bërë atë që i kërkohet. Më vonë ai do t’i vendosë vetes synime të larta, të cilat do ta ketë të vështirë t’i arrijë, ndaj do të jetë i pakënaqur me veten.

 

Mos i kurseni  

– Nënat dhe baballarët shpesh u thonë fëmijëve të tyre fjali të tilla si “Ti je shumë i vogël për një gjë të tillë” ose “Është shumë e vështirë për ty” dhe më pas ata bëjnë shumë gjëra që të vegjlit pa problem mund t’i bëjnë vetë.

 

Ata kanë nevojë për ne

-Mirëpo, me kalimin e kohës ndryshojnë edhe rolet në marrëdhënien prind-fëmijë, prandaj në popullin tonë ekziston një shprehje që thotë se fëmijët kanë nevojë për prindërit në rininë e tyre dhe ata kanë nevojë për ta në pleqëri. Kështu papritmas personi që mbronte fëmijët e tij bëhet i pafuqishëm karshi tyre

– Në natyshmërin e secilit nga ne është dëshira dhe vullneti për t’u kujdesur për të tjerët, shumë njerëz i përjetojnë momentet më të bukura pikërisht duke u kujdesur për prindërit e tyre të moshuar, sepse është një mundësi për t’i “kompenzuar” një pjesë të bujarisë atyre që gjatë gjithë jetës së tyre u kujdesën për ne dhe edukimin tonë./natalmedia.com/

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts