Superfuqitë që një grua merr kur bëhet nënë

Disa superfuqi, të fituara që nga momenti kur bëhesh nënë:

Guxim i jashtëzakonshëm

Ju bëheni një infermiere

Ju keni puthje që ka fuqinë magjike për të lehtësuar çdo dhimbje.

Duart tuaja marrin një aftësi të jashtëzakonshme për të qetësuar bebin tuaj kur ai qan

Nuk ndjen lodhje

Ju zgjoheni që në tingullin e parë të foshnjës suaj edhe pse keni një natë të lodhshme dhe pa gjumë

Edhe nëse nuk keni fjetur për dy orë rresht, në mëngjes do ta merrni fëmijën tuaj me buzëqeshje dhe do ta puthni nga koka te këmbët

Zgjohesh e para, dhe e fundit shkon në shtrat

Edhe pse jeni e lodhur, do të gjeni kohë për rregullimin e shtëpisë, pregaditjen e ushqimit për të dashurit tuaj, gjithashtu do të bëni një shëtitje me fëmijën tuaj, do të gjeni kohë për të biseduar me miket tuaja, do të lozni me fëmijën tuaj për orë të tëra, vetëm sepse kjo e bën fëmijën tuaj të lumtur dhe e bën atë të qeshë

Edhe kur je e sëmurë, nuk do të shkosh në pushim

100 herë në ditë përkulesh për të marrë një gjë të hedhur dhe për t’ia kthyer me buzëqeshje fëmijës

Edhe kur foshnja fle në krahët e tua nuk ndjen tensionin e muskujve edhe pse je në një pozicion jo të rehatshme… vetëm që foshnja juaj të fle sa më gjatë

Ju përjetoni dhimbjen e foshnjës suaj për çdo ngërç që përjeton

Ju vendosni makijazh brenda 6 minutave duke e mbajtur foshnjën tuaj në krahë

Ju mund të hani duke qëndruar në këmbë ose duke ecur

Ju flisni gjuhën e foshnjës dhe kuptoni çdo “mm” të fëmijës tuaj

Ju mund të studioni, diplomoni, punoni, të ngriteni në karierë duke qenë nënë

Dhe kështu, të dashura nëna, do t’ju them urime!! Po bëni një punë të shkëlqyer! Dhe kur mendon se nuk mund ta durosh më, kur ndihesh e vetmuar dhe e frikësuar – urime për ty!

Dhe kur në mbrëmje të vendosni fëmijën tuaj në shtrat, ndihuni krenare me veten tuaj.

Kur në mëngjes, duart e fëmijës suaj janë rrethë qafës suaj, çdo gjë bëhet me e lehtë, dhe jeta juaj tani më ka një kuptim – ju jeni një super mama!/natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts