Valët e nxehtësisë në menopauzë dhe si t’i kontrolloni ato!

Rënie të niveleve të estrogjenit është shkak i valëve të  nxëhtësisë gjatë menopauzës. Ato mund të jenë vërtet të pakëndshme, veçanërisht kur jemi në orarin e punës. Por ato janë pjesë përbërëse e një prej fazave të jetës sonë. Jemi në punë, si çdo ditë tjetër, por befas ndiejmë se nxehtësia na pushton gjoksin, qafën dhe fytyrën. Dhe së shpejti fillojmë të djersitemi. Bëhet fjalë për valët e forta të nxehtëisë  e cila është mjaft e zakonshme tek gratë që kanë hyrë në menopauzë dhe janë në prag të daljes nga vitet e tyre riprodhuese.

 

Përqendrimi në punë gjatë afshëve të nxehta mund të jetë vërtet i vështirë.

Ndezjet e nxehta janë arsyeja më e zakonshme që gratë konsultohen me mjkun e tyre gjatë premenopauzës, veçanërisht nëse simptomat ndikojnë në cilësinë e jetës së tyre. Arsyeja e shfaqjes së këtyre ndezjeve të nxehta mund të lidhen me një rënie e nivelit të estrogjenit. Ndryshimet në zonën e trurit (hipotalamus) që kontrollon temperaturën e trupit mund të jenë gjithashtu fajtorë për shfaqjen e valëve të  pakëndshme.

Kur kemi afshet e nxehta, enët e gjakut pranë sipërfaqes së lëkurës zgjerohen për të na ftohur. Më pas fillojmë të djersitemi. Disa gra madje kanë të dridhura ose rrahje të shpejta të zemrës.

 

Si të zbutni dhe kontrolloni valët e nxehtësisë?

Duhet të kemi gjithmonë ujë të ftohtë pranë  vetes. Në vend të pijeve të nxehta është më mirë të pini pije të ftohta, sepse kështu do të ndjeni lehtësim nga “sulmi” i valëve të nxehtësisë .

 

 Përdorni një ventilator

Është e domosdoshme që të keni rrjedhje dhe qarkullim të ajrit në hapësirën tuaj të punës. Në mënyrë që temperatura e ajrit në dhomë të jetë e këndshme, përdorni një kondicioner ose një ventilator.

 

 Shmangni ushqimet pikante

Ushqimet e nxehta dhe pikante janë të shijshme, por ato natyrshëm rrisin temperaturën e trupit tuaj. Kur kjo ndodh, mund të përkeqësojë ndezjet e nxehta. Konsumoni më shumë sallata dhe fruta të freskëta. Simptomat mund të jenë më pak të rënda tek gratë që ndjekin një dietë të shëndetshme të përbërë  nga perimet, drithëra dhe ushqime të papërpunuara. Ushqimet shumë të përpunuara, sheqeri, yndyrat e pashëndetshme dhe kofeina mund të përkeqësojnë simptomat.

 

 Zgjidhni rrobat e duhura

Shmangni rrobat që ruajnë nxehtësinë. Mos vishni pantallona të ngushta, veshje të tilla kufizojnë lëvizjen dhe ju mbajnë ngrohtë. Rrobat e rehatshme dhe të ajrosura lejojnë që ajri të qarkulloj rreth jush dhe kështu ju mbanë të freskët.

 

 Mundohuni të merrni frymë thellë

Mundohuni të merrni frymë thellë për disa minuta. Frymëmarrja e thellë dhe e ngadaltë mund t’ju ndihmojë të qëndroni të qetë gjatë afsheve të nxehta.

 

Reduktoni stresin

Ndër të tjera, ndezjet e nxehta mund të shkaktojnë ankth. Kjo nga ana tjetër, do të çojë në lirimin e hormonit epinefrinë, i cili mund të rrisë më tej temperaturën e trupit dhe djersitjen. Kur bëhet fjalë për mënyrën e menaxhimit të stresit, provoni joga, përfshihuni në të menduarit pozitiv, meditim, akupunkturë, psikoterapi, bëni masazhe dhe ushtrime të frymëmarrjes./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts