Vështirësi në artikulim tek fëmija 6 vjeç

Pyetje:

Përshëndetje! Kemi djalin 6 vjeç, vijon klasën e parë dhe ka problem me disa shkronja, psh: thotë “Skola”, “Rota” , “Vëmbi”, shkronjën Dh, Th , Q, Ll, Sh, Rr nuk i thekson si duhet! Çdo ditë mundohemi ta mësojmë, përsërisim shkronjat ngadalë, qartë, por nuk ka sukses. Çfarë duhet të bëjmë? Presim përgjigjen – udhëzimin tuaj, faleminderit!

 

Përgjigje:

Përshëndetje, në bazë të përshkrimit tuaj kemi të bëjmë me çrregullim të artikulimit, është e nevojshme të bëhet testi i artikulimit për të identifikiar saktë tingujt dhe pozicionin e tyre. Është një çrregullimi i cili ka rezultate pozitive mirëpo kërkon seanca logopedike, një trajtim të mirëfilltë nga logopedi që të mësohen pozicionet e sakta të artikulimit sepse më nuk mund t’i fitojë vet këta tinguj apo të mësoj artikulimin e drejtë vetëm në shtëpi.

Rekomandoj që djali të fillojë menjëherë me seanca logopedike për të arritur artikulim korrekt dhe në bashkëpunim me logopedin të vazhdoni ushtrimet në shtëpi.

Logopede, Egzona Maloku./natalmedia.com/

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia

 

SHPËRNDAJE:

Related posts