Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli
Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre
Specialiste në subspecializim për infertilitet
Shafrani – erëza më e shtrenjtë në botë.
Ka të dhëna për përdorimin e shafranit për qëllime mjekësore rreth vitit 1500 para erës së re. Më së shpeshti përdoret për qetësim, por edhe për problemet e frymëmarrjes, të tretjes dhe të tjera.
Pse quhet “ari i kuq”?
Për erëz përdoret vetëm tufa e kuqe e ndezur. Për të marrë një kilogram shafran, është e nevojshme të përpunohen deri në 150,000 lule.
Shafrani është erëza kryesore në kuzhinën iraniane dhe Irani është prodhuesi më i madh në botë i kësaj erëze. Vetë fjala shafran vjen nga fjala persiane “zaferon” (petale të arta).
Kur tretet në ujë, shafrani jep një ngjyrë të verdhë-portokalli, kështu që përdoret edhe për të dekoruar orizin e gatuar.
Dobitë e tij shëndetësore janë të shumta./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”