Mos i gjykoni nënat!

Ti që nuk zgjedh fjalët e tua dhe e fajëson për gjithçka..

Dhe ju që rrotulloni sytë kur fëmija i saj sillet në mënyrë agresive..

Dhe ti e shikon me nënqmim se si e ushqehen me gji fëmijën e saj në publik!

Dhe ju po e akuzoni sepse ajo nuk i jep gji, por e nxjerr atë shishen “helmuese” të qumështit nga çanta.

Sidomos ju, që çdo herë i tregoni asaj se si ka shtuar në peshë, tashmë ka kaluar shumë kohë nga lindja dhe se ajo duhet të kujdeset për veten e saj.

Dhe ju që shkruani apo flisni për faktin se është faji i saj nëse ajo qorton dhe nëse nuk e qorton sa duhet fëmijën e saj, ju thoni se është shumë e butë apo shumë e rreptë.

Pse ju shqetësoheni nëse ajo e ka veshur fëmijën e saj shumë holl, ose sepse fëmija i saj është i pistë..

Dhe të gjithë ju që mendoni se jeni më të mirë se ajo, heshtini sepse ju nuk e dini se me çfarë ballafaqohet ajo si nanë.

Edhe ti që je nënë, dhe mendon se je më e mirë se ajo dhe i jep të drejtë vetes që t’ia hedhësh në fytyrë akuzat dhe ta gjykosh.

Çfarë të intereson kur lindi, sa fëmijë lindi, si i lindi!

Çfarë ju intereson kush kujdeset për fëmijën e saj, a ka e larë ajo sot, a ka hekurosur dhe a ka bërë tortën e ditëlindjes së fëmijës apo e ka blerë?

Ndoshta ajo nuk di të gatuajë, ndoshta korja e tortës i digjet çdo herë në furrë dhe ndoshta ka vendosur të kalojë gjithë ditën me të të paktën për ditëlindjen e fëmijës së saj.

Ndoshta fëmija i saj filloi kopshtin shumë herët sepse duhet të punojë dhe të luftojë për mbijetesë.

Dhe ndoshta në mbrëmje, kur ti nuk i shikon, ajo këndon ninullat më të bukura, përqafon fëmijën dhe e do pafundësisht, edhe nëse nuk është mamaja më e mirë në botë, sipas gjykimit tuaj të lirë.

Ajo mbajti një jetë të re në trupin e saj dhe e solli në këtë botë dhe nuk mbaron me kaq. Nga ajo varet se si do të rritet fëmija i saj. Dhe varet nga vetëbesimi i saj se çfarë prindi do të jetë.

Atëherë pse po e vret?

Nëse doni të mirën për fëmijën, bëni mirë për nënën! Bëni atë krenare dhe keni besim tek ajo.

Ndihmoje atë!

Është e lehtë….

Kur ta takoni, i thoni se është e bukur dhe se rrezaton.

Thuaji asaj se është nënë e mirë.

Dhe do të shihni se si do të shkëlqejë. Sepse kjo është gjithçka që ajo dëshiron, të jetë një nënë e mirë, ashtu siç edhe është./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjoh en, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts