Sa e vështirë është të kesh këtë sëmundje dhe aq më tepër që njerëzit të gjykojnë si një person dembel, por në realitet nuk e kanë idenë se me çfarë duhet të përballesh çdo ditë.
Mos gjyko dhe thuaj falemnderit Zotit që jam i shëndetshëm…
Përshëndetje!
Ti e di që do të jem me ty gjithë jetën.
Unë jam shumë i pakapshëm, nuk paraqitem gjithmonë kur bën analizat e gjakut.
Njerëzit përreth jush nuk mund të më shohin apo dëgjojnë, por trupi juaj më ndjen. Unë mund t’ju sulmoj kudo dhe në çdo mënyrë që zgjedh.
Për shembull, mpirje ose dhimbje të duarve.
A ju kujtohet kur keni pasur aq shumë energji dhe jeni argëtuar aq shumë? Tani, marrë nga energjia juaj dhe ju lë të rraskapitur, kujtesën ose përqendrimin tuaj.
Mund t’ju bëjë të flini për shumë orë, dhe gjithashtu mund t’ju shkaktojë pagjumësi. Të keni dridhje, të ndjeni të ftohtë ose vap kur temperatura e të gjithëve është normale.
Mund t’ju fryjnë krahët dhe këmbët, mund të bëheni shumë të shqetësuar ose të keni sulme paniku.
Jam vërtet i komplikuar…
A ju kujtohen ndryshimet e papritura të humorit?
Ky jam unë…
A qan pa arsye, mërzitesh pa arsye?
Po,unë jam…
Unë mund t’i bëj flokët tuaj të bien, t’i bëj të thatë dhe të brishtë, të shkaktoj puçrra në fytyrë, të bëj lëkurën tuaj të thatë.
Nuk kam kufijnë…
Unë do t’ju bëj të shtoni peshë sado që ju mbani dieta.
Bërja e aktiviteteve si ecja ose ushtrime të tjera nuk do të më nxjerrin nga trupi juaj, por do të më qetësojnë.
E di që ke filluar të vizitosh endrokrinologun për tu shëruar nga unë!
Trajtimet dhe ekzaminimet më ndihmojnë të zbutem gjatë asaj periudhe.
Mund të rrisin kolesterolin tuaj ose të keni probleme me tensionin e gjakut, si dhe probleme të tjera.
Ky jam unë…
Mungesa e ajrit? Jam unë…
Enzimat e ngritura të mëlçisë? Jam unë…
Probleme me dhëmbët dhe mishrat? Përsëri jam unë…
Do të ndiheni të lodhur, familja dhe miqtë tuaj do të lodhen duke ju dëgjuar vazhdimisht se sa keq ndiheni me prezencën time.
Disa njerëz do t’ju thonë: “Po kalon një ditë të keqe” ose “Epo nuk mund të ndihesh sikur je 15 vjeç“, por ata nuk e dinë që unë mund të jem prezent edhe tek fëmijët.
Ata nuk e dinë që unë heq një pjesë të energjisë që trupi juaj ka nevojë çdo ditë për të kryer aktivitetet tuaja.
Ata nuk do t’ju kuptojnë sepse nuk e dinë që kjo sëmundje sulmon trupin tuaj nga maja e flokëve deri te gishtat e këmbëve dhe se çdo qelizë dhe organ në trupin tuaj kërkon sasinë e duhur të hormoneve të tiroides që unë reduktoj.
Kjo është arsyeja pse ju nuk ndaloni së marrë ato pilula që mjeku ju dha çdo mëngjes.
I cili plotëson hormonin T4 që kam reduktuar.
Edhe pse nuk më pëlqejnë sepse nuk mund të shkaktojnë aq shumë keqardhje, e di që do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë.
Me dashuri ♥
Hipotiroidizmi/hashimotoja juaj./natalmedia.com/
“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”