Pse zemërohen nënat?

“Shumë nëna ndiejnë zemërimin, por askujt nuk i pëlqen të flasë për këtë. Nënat nuk duhet të zemërohen dhe kur e bëjnë, shpesh ndiejnë turp. Megjithatë të gjitha nënat kanë përjetuar momente zemërimi që i bëjnë të ndihen të mbingarkuar, të pambështetur, dhe të lodhur”

Nënat shpesh ndiejnë zemërim ndaj fëmijëve të tyre, por e kanë shumë të vështirë ta pranojnë këtë. Megjithatë, duke ‘shtyrë’ deri në kufi, fëmijët mund të zemërojnë vërtet prindërit e tyre.

Sipas psikoterapistes Cristalla Hayes, këto janë gjashtë shkaktarët më të mëdhenj të zemërimit tek nënat – nga obligimet rreth shkollimit e deri te debatet dhe grindjet për ushqimin. Shumë nëna kanë turp të pranojnë se fëmija i tyre ka shkaktuar zemërim tek ato.

 

Gjashtë nga shkaktarët më të zakonshëm të zemërimit tek nënat:

Taktikat e vonesës së gjumit, të tilla si kërkesat për pije dhe historitë e para gjumit, mund t’i çmendin prindërit. Koha pasi fëmijët shkojnë për të fjetur është kur prindërit pushojnë dhe përgatiten për të nesërmen, kështu që kur fëmijët shkelin këtë kohë të çmuar, mund të shkaktojë hidhërim.

Për të mos humbur qetësinë, mos filloni kurrë një rutinë të banjës ose mos lexoni një histori kur jeni të uritur, të etur ose të lodhur. Prindërimi është një maratonë, ndaj gjeni pak kohë për të pushuar gjatë ditës për të qenë sa më të qetë para gjumit. Në këtë mënyrë ju keni mjaft energji për atë obligim të fundit për atë ditë.

 

Përleshjet mes vëllezërve dhe motrave

Përleshjet verbale dhe fizike midis vëllezërve dhe motrave mund të jenë shkaktarë të mëdhenj për prindërit që duan që fëmijët e tyre të jenë miqtë më të mirë. Kujtojini vetes ndonjëherë se vëllezërit e motrat që nuk pajtohen, në fakt po vendosin kufij për njëri-tjetrin për t’i përdorur më vonë. Ndërhyni vetëm kur ekziston rreziku i lëndimit. Qetësojeni situatën duke folur ngadalë dhe në heshtje dhe flisni për kufijtë.

 

Mbingarkesa

Ecja në një dhomë të çrregullt, zhurma e televizorit, fëmijët që kërkojnë ushqime dhe zhurma e makinës larëse mund të jenë shkaktarë të zemërimit të prindërve. Rrëmuja dhe zhurma e tepërt i bëjnë prindërit të ndihen të shqetësuar dhe jashtë kontrollit. Në vend që të keni nën kontrollë të gjithë shtëpinë dhe të rrezikoni të ndiheni të mbingarkuar, përpiquni ta bëni një dhomë një hapësirë të qetë dhe të rregullt për të hyrë kur të filloni të ndiheni të dërrmuar. Ulni pritshmëritë tuaja dhe ndani detyrat më të mëdha në detyra të vogla të arritshme.

 

Vrapimi për në shkollë

Edhe pse nuk doni të vonoheni, nuk keni kontroll të plotë mbi kohën sepse ka situata si bllokimi i trafikut, bashkëpunimi i fëmijëve para nisjes ose nëse i porsalinduri juaj ka nevojë për ndërrim pelenash në minutën e fundit.

 

Koha para ekranit

Ka shumë informacione kontradiktore në lidhje me sasinë e kohës që duhet t’u lejohet fëmijëve të qëndrojn para ekranit. Për prindërit, ky është një territor konfuz, por edhe që shpesh shkakton stres. Refuzimi i fëmijëve për të fikur teknologjinë gjatë ngrënies, mund të shkaktojë një luftë për pushtet. Çelësi këtu është qëndrueshmëria dhe vendosja e kufijve që më parë.

 

Ushqimi

Ushqimi mund të bëhet lehtësisht një fushë beteje me fëmijët, veçanërisht për nënat që duan që fëmijët e tyre të ushqehen shëndetshëm. Për të mbajtur gjakftohtësinë tuaj, mendoni për përvojat tuaja gjatë vaktit të fëmijërisë – çfarë ju pëlqente dhe çfarë nuk ju pëlqente si fëmijë. Duhet të keni mbështetjen e partnerit. Gjithashtu, disa fëmijë hanë më mirë me gjyshërit e tyre, kështu që bëjeni të ngrënit një ngjarje shoqërore duke i ulur të gjithë në tavolinë gjatë vaktit. Sa më shumë të jeni të relaksuar dhe të keni kufij të qëndrueshëm, aq më pak kokëfortë do të jenë fëmijët tuaj. /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts