A shikojmë edhe ne si kjo zonjë nga dritarja?

Një çift i ri u vendos në një shtëpi të re. Në mëngjes, ndërsa ishin duke ngrënë mëngjes, gruaja pa një fqinje që varte rrobat jashtë në një litar rrobash. “Rrobat e saj nuk janë dhe aq të pastërta”, tha ajo. “Ajo nuk di të lajë rrobat apo ndoshta i duhet një detergjent më i mirë”.

Burri vështroi pa thënë asgjë.

Sa herë që fqinja e saj thante rrobat në litar, zonja kishte të njëjtin koment.
Një muaj më vonë, zonja u befasua kur pa rrobat e pastërta dhe të bukura në litar dhe i tha burrit të saj:

“Shiko, ajo më në fund paska mësuar si t’i lajë rrobat. Pyes veten kush e mësoi? ”

Burri u përgjigj: “Unë u ngrita herët këtë mëngjes dhe lava dritaret”.

” Kështu është edhe në jetë. Ajo që shohim ndërsa vëzhgojmë të tjerët varet nga pastërtia e dritares përmes së cilës shikojmë.”/natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts