Smoothie të shijshme dhe të shëndetshme, të përgatitur për iftar

Nga: Dr. Ismail Lutolli – specialist Pediatër
Subspecialist Dietolog – Nutricionist
Subspecialist Hematolog Onkolog

 

(Boronica, banane, fara chia, mjaltë, spinaq)

Përbërësit:

  • 2 filxhan boronica të ngrira
    • 1 banane
    • 1 filxhan luleshtrydhe të freskëta
    • 2 gota jogurt
    • 2 lugë me fara chia
    • 1 lugë mjaltë
    • 1 filxhan spinaq

Përgaditja :

  1. Qëroni bananen dhe i hudhni në blender;
  2. Boronicat dhe luleshtrydhet gjithashtu pas pastrimit i hudhni në blender;
  3. I merrni 2 lugë fara chia dhe 1 lugë mjaltë dhe i hudhni të gjitha në blender;
  4. 1 filgjan spinaq e pastrojmë dhe e hudhim në blender;
  5. I hudhni edhe 2 gota mesatare jogurt;
  6. I vendosni të gjitha në blender për 1-2 min

Përdorimi:
Përdoret një deri dy gota në vaktin e ndërmjetëm ( 2-3 orë pas iftarit ).

 

Vlerat shëndetsore:

Ju jeni duke marrë një përbërje me vlera të larta ushqyese dhe energjetike.

 

Boronica

Boronicat janë njëri nga burimet më të pasura me antioksidues phytonutrients. Boronicat janë të pasura me fibra që të mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Vetëm disa boronica janë në gjendje të përmbushin nevojën ditore për fibra.
Boronicat janë gjithashtu një burim mjaftë i mirë i manganezi, i cili luan një rol të madh në konvertimin e karbohidrateve dhe yndyrnave në energji. Boronicat përmbajnë dhe shumë vitaminë C dhe vit K. Gjithashtu boronicat, së bashku me luleshtrydhet luajnë nje rol mjaft të mirë në prevenimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

 

Bananet

Kanë vlera të larta kalorike, duke i bërë ato një burim të shkëlqyer energjie. Është mirë ta fillojmë ditën me të, por patjetër të kombinuar edhe me përbërës tjerë. Ka rol të rëndësishëm në një sërë procesesh metabolike në organizëm. Bananet janë te pasur ne kalium, vitaminë C, vitaminë A, kompleksin e vitaminave B magnez. Bananet përmbajnë një përbërs që quhet cytolcin që ndikon në forcimin e sistemin imunitar.

Farat Chia

Përmbajnë një sasi të konsiderueshme të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve si dhe janë janë të pasura me acide yndyrore Omega-3, proteina dhe fibra,. Ato jane të shkëlqyeshme për një sërë procesesh m etabolike në organizëm, ndikon mjaft pozitivisht në traktin tretës si dhe forcon mjaft imunitetin në organizëm.
Ndikon në funksionimin e muskujve, dhe liron energjinë e duhur në trupin tuaj

 

Jogurti

Mjaft I përshtatshëm për sistemin tretës si dhe siguron sasinë e duhur të ushqyesve si kalciumi vitamina A dhe D, fosfori, kaliumi, zinku, magnezi, vitamina B12, riboflavina, niacina dhe proteina. Ndërsa përmban pak karbohidrate dhe yndyra. Këto vlera ushqyese kanë një rol të rëndësishëm në shëndetin e eshtrave, lëkurës dhe forcojnë sistemin imunitar. Mjaft i përshtatshëm për sistemin tretës.

 

Spinaqi

Përmbanë nivele të larta të kaliumi dhe hekuri, duke u renditur një ushqim i shkëlqyer për trurin. Spinaqi është i mbushur gjithashtu me antioksidantë, si dhe përmbanë folate, magnez dhe vitamina E dhe K. Spinaqi njihet për vlerat e tij ushqyese, si një bimë me aftësi të jashtëzakonshme për të të kthyer energjinë, që rrit vitalitetin dhe përmirëson cilësinë e gjakut në përgjithësi.

 

Mjalti

Përmban Vitaminë B1, B2, A, niacinë dhe midis lëndëve minerale, kalcium, fosfor, magnez, hekur etj që vijnë nga nektari në raport me llojshmërinë e luleve që bletët i kanë shfrytëzuar si dhe nga klima dhe stina e vitit. Mjalti ndikon në funksionimin më të mirë të sistemit imunitar, sistemi limfatik dhe qarkullimit të gjakut. Mjalti përmban në veti sasi të pasur të glukozës, fruktozave, vitamina të shumta, minerale, aminoacide, flavonide dhe hidroperokside etj, duke ndikuar direkt në shëndetin tonë./natalmedia.com/

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts