Gjëra të rëndësishme që duhet të mbani mend kur jeni të martuar ose në një lidhje serioze

 

Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli

Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre

Specialiste në subspecializim për infertilitet

 

 

Asnjëherë mos rrini me idenë se mjafton që partneri juaj është i dashuruar me ju dhe kjo do të jetë kështu çdoherë.

Nuk mjafton.

Netët e takimeve janë një domosdoshmëri.

Nuk ka rëndësi nëse dilni jashtë apo rrini brenda.

Është e rëndësishme të flisni hapur për atë që dëshironi të ndryshoni në marrëdhënien tuaj.

Mësoni gjuhën e dashurisë së njëri-tjetrit.

Nuk e perceptojmë të gjithë dashurinë në të njëjtën mënyrë.

Ndonjëherë do të shkosh në shtrat i nevrikosur.

Mos impono një zgjidhje – fjetja të ndihmon.

Kur hyni në një grindje, mos thuaj thjesht “Më fal”.

Thoni për çfarë ju vjen keq dhe si do të reagoni ndryshe herën tjetër.
Ndonjëherë do të bëhet e bezdisshme.

Çdo çift përjeton atë fazën “e bezdisshme”, është normale tejkalone atë me maturi dhe përkushtim.

Kjo është koha në marrëdhënien tuaj në të cilën do të duhet të bëni sa më shumë përpjekje.

Ndonjëherë do t’ju duhet të bartni më shumë peshë se partneri juaj dhe anasjelltas.

Është e rëndësishme të kujdeseni për shëndetin mendor të njëri-tjetrit.

Është në rregull të shkoni në seancat për këshillimin e çifteve, ju ndihmon.

Kjo nuk do të thotë që ju të dy po përfundoni ose po dështoni.

Flisni për paratë.

Flisni për qëllimet tuaja financiare.

Lëre partnerin të dijë se çfarë pret prej tij dhe anasjelltas.

Fikni telefonat një orë para gjumit dhe thjesht flisni me njëri-tjetrin.

Bëni pyetje si:

“Çfarë ke nevojë të shohësh më shumë nga unë?”

“Si mund ta kuptojmë njëri-tjetrin më mirë?”

Dhe më e rëndësishmja, jini të sjellshëm me njëri-tjetrin.

Duajeni njëri-tjetrin.

Luftoni për për njëri-tjetrin.

Mbani mend, dashuria nuk është kurrë e lehtë dhe është një udhëtim i vështirë. Por ajo, është e bukur dhe ia vlen çdo përkushtim për ta mbajtur gjallë./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts