Nënat që u japin rrobat e fëmijëve të tyre nënave të tjera është si të të japësh një copë të zemrës tënde

 

Kur një nënë të jep rroba, ajo të thotë se je pjesë e ekipit të saj dhe kjo është mënyra më e mirë që ajo mund të të mbështesë në këtë epokë moderne

E di çfarë më bënë të solidarisoj në amësinë?

Kur të marr ndihmë nga duart e nënave të tjera. Nënat që u japin nënave të tjera rrobat e fëmijëve të tyre që nuk u përshtaten më atyre, shkroi për CafeMom Laura Mazza, një nënë dhe gazetare.

Kur isha shtatzënë me Lucën dhe kur mora vesh se mbaja një djalë, mikja e motrës sime më dha 3 çanta me rroba, edhe pse ajo nuk më kishte takuar kurrë ajo më ndihmoi dhe kjo kishte pesh të madhe për mua.

Rroba e parë e maternitetit të Sofjes m’u dha nga një mik. Një mike më dhuroi një çantë me xhaketa dhe këpucë.

Dhe mendoj se kjo është gjëja më e mirë që mund të bësh për një nënë.

Të marrësh një çantë me rroba nga një nënë tjetër është si të të jap një copë të zemrës së saj.

Veshja ka gjithmonë vlerë sentimentale. Ajo bluza e vogël dinozaurësh që ishte në një çantë me pjesën tjetër të rrobave të kujtonin aventurat që i vogli i saj kishte kaluar.

Rrobat ruajnë kujtimet më të bukura

Kam edhe një xhaketë që ishte xhaketa ime e preferuar kur isha bërë nënë për herë të parë dhe tani po e ruaj për Sofjen, dhe kur ajo nuk do e perdor më do t’ia dhurojë një nënë tjetër.

Pra, kur një nënë ju jep rroba, ajo thotë se ju jeni pjesë e ‘ekipit të saj’ dhe kjo është mënyra më e mirë që ajo mund t’ju mbështesë në këtë epokë moderne.

Një përqafim dhe falenderim të përzemërt për të gjitha nënat që ndihmojnë nënat tjera me rrobat e dashura të fëmijëve të tyre, ju jeni të mahnitshme./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts