Pure me karrota 6 + muaj

 

Nga: Dr. Ismail Lutolli

Specialist Pediatër Subspecialist Dietolog Nutricionist Subspecialist

Hematolog Onkolog

 

I përshtatshëm për foshnjat e moshës 6 + muaj

Koha e përgatitjes: 

20 minuta

 

Përbërësit:

  • 2 karrota të mesme (rreth 150 gram)
  • ½ filxhan me qumësht gjiri (apo qumësht formulë)

 

Përgatitja:

  1. Pas pastrimit karrotat prehen ne pjesëza të vogla
  2. Gatuani me avull ose ujë për 15 minuta, ose derisa të zbuten.
  3. Në fund i vendosni përbërësit brenda blenderit duke shtuar qumështin për të marrë një masë të butë të butë si pure.Nëse dëshironi sasi me të ujshme i shtoni pak më shumë qumësht
  4. Koha e përzierjes është rreth 2 min
  5. Lereni të ftohet për pak min dhe përdoreni te foshnja juaj

 

 

Vlerat ushqyese:

Karotat janë një ushqim që përmban elemente të rëndësishme për shëndetin e fëmijës dhe që tretet me lehtësi nga trakti tretës i foshnjës 6 muajshe.

Te karrotat gjejmë vlerat ushyese dhe prezencë: ujë, proteina, karbohidrate, mineralet, vitaminat (K, A, B6) janë të pasura edhe me fibra.

Përdorimi i karrotave të fëmijët duke pasë prezencë të fibrave ndikon direkt në lehtësimin e procesit të tretjes si dhe në parandalimin e krijimit të aciditetit, gjë që ndodhë shpesh tek fëmijët e vegjël.

Ndihmojnë në lehtësimin e konstipacionit, në lehtësimin e diarresë apo hidratimin e fëmijës si pasojë e lëngjeve të humbura, probleme këto shumë të shpeshta për një fëmijë 6 muajsh.Ndihmojnë në shërimin më të shpejtë në rast se kemi të bëjmë me parazitë intestinal./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts