Rrepa prej vitesh përdoret për trajtimin e shumë sëmundjeve sepse vetit e saj janë shumë efektive, veqanërisht në trajtimin e gjëndrës tiroide, shtrëngimin e lëkurës si dhe sëmundjeve të traktit tretës.
Rrepa mund të përmirësojë ndjeshëm shëndetin tuaj. Ajo mund të rivendosë indet e lekurës, të nxisë tretjen e ushqimit, të eliminojë toksinat nga trupi dhe të luftojë problemet e stomakut.
Rrepa gjithashtu ka një efekt të mirë në shëndetin dhe funksionimin më të mirë të mëlçis.
Nga ana tjetër ajo ka efektin ideal për të luftuar inflamacionin në zonën e hundës, kështu që ndihmon në trajtimin e sinusëve.
Është e pasur me vitaminën C, si dhe antioksidantë të shumtë dhe lëndë ushqyese të rëndësishme që mund të kenë një efekt jashtëzakonisht të dobishëm për gjithë organizmin.
Është një laksativ i shkëlqyer që do t’ju ndihmojë të shmangi konstipacionin dhe të rregulloni florën intestinale.
Gjithashu do t’ju ndihmojë të detoksifikoni gjithë trupin. Fibra që përmban kjo perime është ideale për absorbimin e kolesterolit dhe yndyrnave të ngopura që mund të gjenden në ushqimet e përpunuara.
Kur kombinohet me një përmbajtje të madhe të jodit ajo do të ndihmojë në funksionimin sa më të mirë të gjëndërs tiroide.
Përbërësit:
4 rrepa (madhësi mesatare)
Xhenxhefil (të madhësisë rrethë 3-4 cm)
4 lugë gjelle mjaltë
Lëngun e katër limonave
Gjysmë gote ujë.
Përgaditja dhe metoda e konsumimit:
Përzieni të gjithë përbërësit në blender, miksoni deri sa të fitoni një masë homogjene, vendoseni atë në një kavanoz dhe mbajeni të mbyllur.
Merrni nga kjo përmbajtje një lugë gjelle 3- 4 herë në ditë për tre javë rresht dhe mos haroni të pini së paku dy litra ujë në ditë për një rezultat sa më të mirë.
Kjo recetë do të përmirësojë shëndetin tuaj dhe do të rrisë nivelin tuaj të energjisë!/natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”