Fëmija ka frikë si mund t’ja largoj?

Pyetje:

Kam djalin 5 vjet dhe pata një muaji ka shiku në telefon një video diçka dhe është frikësu dhe prej asaj dite frikohet shumë, nuk rrin në dhomë vet hiç, theksoj se tash ja kam ndalu telefonin krejt mirëpor frikën s’di si me ja largu.Ju lutem një mendim.

Përgjigje:

Përshëndetje!

Të falenderoj që ke shkruar dhe ke ndarë me ne shqetësimin tënd. Kur një fëmijë thotë se diçka është e frikshme, ka shumë mundësi që ne si të rritur të mos mendojmë se është e frikshme. Por ne gjithmonë duhet të fillojmë duke vërtetuar ndjenjat e tyre p.sh në rregull e kuptoj qe je shqetësuar. Kur fëmijët janë të shqetësuar burimi më i mirë i mbështetjes vjen nga lidhjet më ta afërta. Jepini fëmijës tuaj më shumë vëmendje.

Dëgjoji shqetësimet e fëmijës, pranoji ndjenjat që ka fëmija dhe bisedoni për to, për të larguar frikën. Kjo do të thotë të dëgjosh me vëmendje dhe të reflekotsh mbi atë që dëgjove në vend që të gjesh direkt zgjidhje apo të negociosh.

Sa më shumë qe e kuptojnë ndjenjën dhe të ndihen të sigurt, aq më lehtë mund ta menaxhojnë atë. Frikërat mund të largohen duke ndihmuar fëmijën të shpreh gjërat për të cilat është i shqetësuar.

Bisedoni me fëmijën ne lidhje me atë qe ka parë ne telefon, mundohuni ti tregoni se nuk është diçka kërcënuese. Nëse fëmija juaj nuk e tejkalon frikën dhe shqetësimet e zakonshme, ose nëse frika dhe shqetësimi fillon të ndërhyjë në dimensionin e shkollës, në shtëpi ose lojë, atëherë kjo mund të nënkuptojë se ai ka nevojë për mbështetje nga afër me një profesionist i shëndetit mendor.

Gjithë të mirat!

Pukjana Geci: Psikologe dhe terapiste./natalmedia.com/

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia

SHPËRNDAJE:

Related posts