Sa i rrezikshëm është dielli i mesditës – çka duhet të dimë dhe pse t’i shmangemi daljes në këtë kohë

Ditët e verës dijnë të jenë shumë të mundimshme për shkak të temperaturave të larta.

Pjesa e mesditës del të jetë më problematikja ngase pikërisht në këtë kohë dielli gjendjet në pozitë ballore me tokën, sakaq rrezatimi dhe nxehtësia e tij është në shkallë të lartë.

Njollat që përfiton trupi janë në fakt shenja të dëmtimit nga dielli

Njollat formohen kur melanocitet, të cilat ndodhen në qelizat e lëkurës, prodhojnë tepër melanin. Ky pigment në mënyrë të natyrshme e mbron lëkurën nga rrezet UV, sepse e bën atë të nxihet. Mbroni veten dhe të afërmit tuaj duke përdorur mbrojtje nga dielli vazhdimisht, sidomos në pjesët tet të cilat ka më shumë prirje për tu shfaqur njolla, si fytyra, supet dhe duart.

Dielli i fortë i mesditës është tejet i dëshëm edhe për buzët

Lëkura e buzëve tuaja gjithashtu mund të pësojë dëmtime nga rrezet e diellit. Prandaj duhet mbroni ato me balzam për buzë.

Shkakton djegie dhe me raste deformim të lëkures, andaj më poshtë gjeni këshilla se si duhet të trajtoni dhe parandaloni këtë problem:

Mund të jenë nga forma të lehta e deri në ato më të rëndat.

Shkalla varet nga tipi i lëkurës dhe koha e ekspozimit ndaj rrezeve të diellit. Djegiet nga dielli janë faktor i rëndësishëm rreziku për paraqitjen e kancerit të lëkurës.

Për shkak të ndryshimit të intenzitetit të rrezatimit ultravjollcë që kalon nëpër atmosferë, rreziku nga djegiet rritet me afrimin nga ekuatori. Sa më e madhe të jetë gjerësia gjeografike, aq më i vogël është intensiteti i rrezeve UV.

Nga minuta në minutë, sasia e rrezatimit UV varet nga këndi i diellit. Pra ekspertët rrezikun më të madh e shohin në mesditë, kur dielli ndodhet sipër nesh.

Është mjaft me rëndësi që trajtimi i djegieve të fillojë sa më parë të jetë e mundur. Djegiet mund të shkaktojnë dëmtime të përhershme të lëkurës dhe të rrisin rrezikun nga kanceri i lëkurës. Disa mënyra të thjeshta për ta qetësuar gjendjen e lëkurës pas djegieve; megjithatë, duhet pasur në mendje që mënyra më e mirë për zbutjen e vuajtjeve është që të mos vijë deri te djegia e lëkurës.

Si përfundim ekspertët botëror kanë këshilluar që të kemi shmangie nga kontakti i drejtpërdrejtë i diellit të mesidtës, dhe se është e domosdoshme që të kemi të qartë rrezikun në pikat e lartëshënuara të rrezeve të diellit të këtë kohë./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts