A mund të bëhet ndonjë gjë tjetër për të ngritur dhe ruajtur nivelin e hekurit?

Pyetje:

Përshëndetje.

Vajza ime është 15 vjeçare dhe ka bërë një analizë gjaku, të gjitha gjetjet janë në vlera referencë përveç hekurit që është 6,3. Hemoglobina 127, eritrocitet 4,09. Mjeku ka përshkruar Heferol në fund të ciklit. Aq ditë sa zgjati cikli. Cili është mendimi juaj, a mund të bëhet ndonjë gjë tjetër për të ngritur dhe ruajtur nivelin e hekurit? Ju falenderoj!

 

Përgjigje:

Përshëndetje,

Duke mos e ditur gjendjen klinike të vajzës, është më e vështirë të them saktësisht çfarë duhet bërë, por sidoqoftë një dietë e rregullt, e ekuilibruar që përfshinë mish, vezë, produkte qumshti, drithëra, fruta dhe perime, është një mënyrë e mirë për të normalizuar parametrat e hemogramit. Ushqimet e lartpërmendura do të ndikojnë në normalizimin e nivelit të hekurit.

Vajza patjetër ka nevojë edhe për pushim të mjaftueshëm i cili përfshinë gjumë të rregullt, si dhe qëndrim në ajër të pastër e shetitje në natyrë. Marrja me aktivitet sportiv do ta ndihmonte gjithashtu.

Nëse këta hapa nuk ndihmojne, duhet një vizitë të mjeku Pediatër Hematolog ,ku do të shihet nga afër gjendje klinike si dhe do të shihen edhe parametrat tjerë të rritjes dhe zhvillimit të përgjithshëm.

Specialist-Pediatër, Subspecialist, Dietolog-Nutricionist,

Subspecialist Hematolog dhe Onkolog pediatric./natalmedia.com/

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts