Molla është një nga frutat më fitimprurës sa i përket shëndetit. Molla është një pastrues i mirë dhëmbësh nga mbetjet e ushqimeve tjera, por kjo është vetëm një nga vetitë e shumta të mollës.
Mollët sipas ngjyrës dhe llojit dallojnë nga shija, por gjithësecila mollë përmbanë në vete kura shëruese dhe parandaluese për sëmundjet.
Disa nga vetitë e saj mund t’i gjeni më poshtë:
Ulin kolesterolin e lartë dhe presionin e gjakut
Ushqim me fibra që ndimon në traktin tretës
Krijojnë një system të shëndetshëm imunitar
Sidomos mollët e gjelbërta preferohen për diabetikët
Molla ulë rrezikun e diabetit
Antioksidantët që molla përmbanë luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit
Ndihmojnë në humbjen e peshës
Parandalojnë komplikimet në zemër
Luftojnë komplikimet që shkakton asma
Zbusin pjesët e irrituara të lukthit. /natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”