A ka ndonjë lodër që mund të ndihmojë në zhvillimin e të folurit dhe gjuhës?

Pyetje:

Përshëndetje, a ka ndonjë lodër që mund të ndihmojë në zhvillimin e të folurit dhe gjuhës?

Përgjigje:

Përshëndetje, çdo lodër ose aktivitet mund të përdoret për të zhvilluar gjuhën, por ajo që ka vërtet rëndësi është ndërveprimi. Asnjë lodër apo pajisje elektronike në vetvete nuk do ta mësojë një fëmijë të flasë. Ne mësojmë të flasim nga qeniet e tjera njerëzore sepse të folurit është një përvojë sociale.

Pra, nëse ka një lodër me të cilën fëmija juaj pëlqen të luajë, bashkohuni! Të gjitha lodrat mund të jenë efektive nëse keni ndërveprim me fëmijën. Flisni për atë që po bëni dhe çfarë po bën fëmija. Përdorni fjali të shkurtra të thjeshta dhe prisni t’i jepni fëmijës tuaj një radhë për të folur ose komunikuar në mënyrën e tij.

Ka shumë prova shkencore për të mbështetur faktin se kjo lloj përvoje është struktura më e mirë për fjalët dhe fjalitë. Logopede, Egzona Maloku – Logopede./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts