Kur duhet të fillojmë me larjen e dhëmbëve?

Pyetje:

Kur duhet të fillojmë me larjen e dhëmbëve te fëmijët edhe nëse nuk i kanë dal të gjithë dhëmbët akoma?

Përgjigje:

Përshëndetje

Kujdesi për shendetin e gojës së foshnjës duhet të filloj para se të dalin dhëmbët.

Ju duhet të kujdeseni fillimisht për mishërat e dhëmbëve të bebit tuaj dhe për këtë përdoret një pjesë e gazës sterile që mbështjellet rreth gishtit dhe laget me ujë paraprakisht të vëluar ose me çaj kamomil të vakët.

Detyrë e nënës është që gojën e foshnjës t’ia mbajë të pastërt që në fazat e hershme të jetës së tij/saj.

Biberoni që i jepet fëmijës duhet të jetë i pastërt dhe para çdo përdorimi të zihet në ujë 10 minuta në mënyrë që të shkatrrohen bakteriet që gjenden në të.

Nëse nuk ka dal ende asnjë dhëmbë,duhet të bëhet pastrimi i mishërave të dhëmbëve në mënyrë që të largohen mbetjet e qumështit të gjirit nga goja e foshnjës.

Nëse dalin një e më shumë dhëmbë duhet filluar me pastrimin e tyre 2 herë në ditë.

Sasia e pastës duhet të jetë sa kokrra e orizit nën moshën 3 vjeçare.

Nga mosha 3 -6 vjeçe sasia e pastës rritet sa kokrra e bizeles.

Brushat ekstra të buta dhe të buta janë të përshtatshme për fëmijët pasiqë indet e tyre orale janë më të buta.

Përveç kësaj Pedodonti, duke pasur parasysh gjendjen e mukozës së hapësirës së gojës dhe të mishërave të dhëmbëve duhet t’i rekomandoj çdo fëmije brushë me fortësi përkatëse.

Dhëmbët duhet të pastrohen 2 herë në ditë , në mëngjes dhe para gjumit.

Pastrimi i dhëmbëve duhet të bëhet derisa të jetë bile edhe një dhëmbë në gojë.

Dr.Manushaqe Veliu

Specialiste e Pedodoncise dhe Stomatologjisë Preventive. /natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts