Kuriozitet – Ajo hyri në Librin e Rekordeve Guinness si nëna më e vjetër!

E lindur më 31 maj 1938, Adriana Ilesko në vitin 2005 ishte 66 vjeçare dhe u bë nënë për herë të parë.
Ajo hyri në Librin e Rekordeve Guinness si nëna më e vjetër, domethënë një grua që ka lindur në këtë moshë. Ajo dëshironte fëmijë, por të gjitha përpjekjet e mëparshme ishin të pasuksesshme.

Tani, Adriana është 83 vjeçare, dhe vajza e saj është 16.
Njerëzit janë treguar të pamëshirshëm ndaj kësaj gruaje gjatë kësaj kohe sepse duroi kritika të përditshme duke e gjykuar. Por, falë dashurisë ndaj vajzës së saj edhe pse diferenca në moshë është e madhe, ato arrijnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe janë të lumtura.E kush mund ti mohojë dhe ta gjykojë një grua që e dëshiron emrin nënë? Kjo dëshirë dhe dashuri nuk shuhet deri në vdekje./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts