Shkruan Samire Ademi Lutolli
Gjinekologe Obstetre
– Mund të përkulesh pak më shumë?-pyet anesteziologu.
Ju pengon stomaku, por përpiqeni …
– Mbyllni sytë, merrni frymë!
Si ndjeheni!?
Ndjeni ftohtë, duart e djersitura, frika dhe ankthi janë në zemër.
Çdo grua që e ka përjetuar këtë skenë e kupton mirë si ndjehet. Këmbët janë të drejtuara dhe nga beli e poshtë ndjeheni e palëvizshme.
E ndalojmë trupin në mënyrë që të tjerët të mund të vijnë në botë.
Shtatë shtresa hapen shpejtë, por minutat e ardhshme janë një jetë.
Më në fund vinë, sytë e vegjël që keni pritur, e qara që shkakton një shpërthim emocionesh. Shtatë shtresat e prerjeve qepen dhe zhduken nga kujtesa juaj.
Çfarë dashurie tjetër do ta bënte këtë?
Cila dashuri tjetër mund të ngrihej për të mbajtur një fëmijë, edhe kur është e vështirë të ngresh peshën tënde pas një operacioni cezarian?
Lindja cezariane kërkohet në rreth 15% të lindjeve. Në shumicën e këtyre rasteve, kjo procedurë bëhet që fëmija të mbijetojë.
Vraga nga prerja na kujton se lindja është vërtet një mrekulli dhe se lindja është gjithmonë e shenjtë.
Por në këtë histori dashuria është parësore dhe ajo fiton./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”