Djali im 2 vjeçar që nga mosha 8 muajshe gati se nuk han asgjë – Si mund të më ndihmoni?

Pyetje:

Djali im 2 vjeçar që nga mosha 8 muajshe gati se nuk han asgjë. I kam provuar pothuajse të gjitha ushqimet, vetëm i mbanë në gojë, pastaj i gjuan në tokë. I kam bër analizën e hemogramit dhe ka dalur pak pagjakësi. Doktori më ka thënë që nuk ka nevojë për terapi. Ka disa muaj që nuk ka shtu peshë trupore.

Si nënë po e ndiej veten fajtore e nuk di çfarë të bëj?

Si mund të më ndihmoni?

 

Përgjigje:

Përshëndetje,

E lexova me kujdes pyetjen tuaj dhe mendoj se kemi disa hapa të ngutshëm apo të mos realizuar fare në gjetjen dhe zgjidhjen e problemit eksistues.

  1. Nuk janë realizuar në tersi analizat e duhura të traktit tretës dhe besoj këtu do të qendroj edhe arsyeja e refuzimit të ushqimit
  2. Nuk janë realizuar në tërsi analizat e sistemit respirator
  3. Nuk është punuar mjaftueshëm në ngritjen e imunitetit si një mekanizëm i duhur për luftimin e infeksioneve të mundshme
  4. Nuk është realizuar mjekimi i duhur i procesit të pagjaksisë e cila ndikon në procesin e ushqimit e më gjërë.
  5. Nuk janë bërë hapat e duhur për të parë ndërprerjen e shtimit të peshës trupore

Mos shtimi i peshes trupore kërkon egzaminim të detajuar dhe mjekimin e duhur.

Është e domosdoshme vizita te mjeku Pediatër si fillim.

Rasti juaj ka zgjidhje dhe kjo duhet të ndodhë sa më parë.

 

Dr.Ismail Lutolli Spec Pediatër

Subspecialist Hematolog -onkolog

St.Gastroenterohepatologji/natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts