Pyetje:
Unë kam një vajzë në klasë të parë, ajo është 6 vjeç, shqetësimi im është se priton shumë me i bo detyrat e shtëpisë, duket sikur ka frikë nga detyrat e shtëpisë dhe shpërqëndrohet shumë lehtë. E dërgoj në një kurs të gjuhës angleze pas shkollës, por e shoh që detyrat e shtëpisë janë shumë të mërzitshme për të. Është fëmija im i parë, ndoshta nuk po di qysh me vepru?
Përgjigje:
Përshëndetje!
Fëmija është në klasë të parë, dhe ka ndryshuar stilin e jetës, ndaj duhet të keni parasysh.Ndryshimi është stresues, veçanërisht për fëmijët e vegjël. Kalimi nga mjedisi i kopshtit në klasën e parë është një ndryshim i madh dhe si rrjedhojë edhe një stres i madh. Librat e klasës së parë janë të mbushura me ngjyra dhe figura për ta bërë më tërheqës mësimin e tyre.
Detyrat e shtëpisë dhe ushtrimet në klasë perceptohen si të mërzitshme ose të parëndësishme nganjëherë Ju duhet të përdorni strategji të ndryshme për t’i bërë detyrat dhe mësimet më interesante për fëmijën tuaj.
- Fëmija mund të ketë vështirësi në zgjedhjen e detyrave dhe si rezultat mund të refuzojë t’i bëjë ato!
- Uluni dhe bisedoni me fëmijën për detyrat!
- Shpjegoni ato në mënyrën më të thjeshtë!
- Mos flisni me zë të lartë kur fëmija refuzon të bëjë detyrat!
- Fokusohuni në ndjenjat e fëmijës dhe mendimet e saj në lidhje me shkollën, mësuesit, shokët , shoqet, aktivitetet qe i zhvillojnë ne shkollë!
- Punoni në një mjedis të qetë dhe hiqni gjërat që mund ta shpërqendrojnë fëmijën!
- Krijoni një bashkëpunim me mësuesin/en dhe psikologun/en e shkollës në lidhje me shqetësimin tuaj!
- Provoni me fëmijën parimin së pari – pastaj (së pari detyrat -pastaj lodrat)!
Pukjana Geci – Psikologe dhe Terapiste./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”