Shkruan: Dr.Ismail Lutolli Spec Pediatër
Të ushqyerit me gji për një nënë me fëmijë me sindrom Dawn duket i pamundur, por jo i parealizuar.
Fëmijët me sindrom Dawn kanë nevojë edhe më të madhe për qumështin e nënës se sa fëmijët e zakonshëm.
Disa nga përparsitë janë:
Gjidhënja luan rol esencial në mbrojtjen imunitare.
Përmes gjidhënjës ulen reaksionet alergjike.
Ulë infeksionet në organet e frymëmarrjes.
Përmes gjidhënjës përforcon muskujt e gojës dhe gjuhës që kanë shumë rëndësi në zhvillimin e të folurit.
Gjidhënja pakëson problemet e traktit tretës.
Gjidhënja ndikon në zhvillimin e sistemit nervor qëndror etj.
Gjidhënja lidhje e fortë emocionle nënë- fëmijë. Përmes gjidhënjës një nënë do të ofroj tërë dashurinë, ngrohtësinë, butësinë dhe mbi te gjitha sigurinë emocionale./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”