Ndihem shumë e nënvlerësuar, është problemi tek unë apo tek të tjerët?

Pyetje:

Unë kam një problem, ndihem shumë e nënvlerësuar. Nuk e di nëse është problem tek unë apo njerëzit e tjerë. Unë jam studente e vitit të parë të biologjisë. Unë dyshoj çdo herë para se të flas, dyshoj të shpreh veten time, nuk kam shoqëri të ngushtë, ndihem shumë vetëm. Nuk kam qenë kështu më herët. Tani jam shumë e tërhequr nga njerëzit e tjerë, nuk po më pëlqen kjo ndihem pa shpresë.

 

Përgjigje:

Përshëndetje!

Faleminderit qe na ke shkruar. E kuptoj se jeni vërtetë e brengosur me këtë, dhe e vlerësoj faktin që përpiqeni të kërkoni ndihmë, ky është një hap i mirë. Do të ftoja të reflektosh me veten se çfarë lidhet me këtë dyshim apo mungesë besimi tek vetja? A ka ndodhur ndonjëherë një situatë ku jeni ndjerë i nënvlerësuar? Çfarë ka ndodhur? Cilat ishin emocionet dhe çfarë bëtë? Ne nuk mund ta kontrollojmë atë që ka ndodhur në të kaluarën, por është e rëndësishme të kuptosh se nga vjen e gjithë kjo dhe që duhet të ndihmosh veten duke vendosur së pari kufijë të tjerëve, duke u siguruar që ata të mos ndikojnë tek ju.

Vetë fakti që keni arritur nivelet e studimeve universitare tregon se jeni një student e mirë në atë fushë. Mundohuni të shihni anën pozitive në veten tuaj. Dhe mos mendoni gjithmonë se çfarë mendojnë të tjerët për ju. Vetëvlerësimi pozitiv (i lartë) është të ndihemi mirë me atë që jemi. Të pëlqejmë veten pavarësisht sukseseve apo dështimeve. Gjatë ditës, bëni gjëra që ju pëlqejnë dhe me të cilat jeni rehat. Flisni me familjen, të afërmit ose këdo që ju duket i dobishëm dhe i besueshëm për shqetësimet tuaja. Është normale të ndiheni të pashpresë në një moment, por nëse vazhdon për një kohë të gjatë, ju sugjeroj të kërkoni ndihmë nga një profesionist i shëndetit mendor.

Gjithë të mirat.

Pukjana Geci – Psikologe -Trerapiste/natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts