Ushqimet që ndihmojnë pacientët me kancer

Shkruan: Dr Ismail Lutolli
Subspecialist Dietolog-Nutricionist
Subspecialist Hematologji-Onkologji Pediatrike

 

Ushqimi mund të jetë një sfidë e vërtetë për ata pacientë që kanë kancer, duke marrë parasysh që sistemi i tyre imunitar jo vetëm që dobësohet nga qelizat malinje, por edhe nga trajtimi. Duke ju nenshtruar procesit të kimioterapisë, radioterapisë e cila mund të çojë në shumë komplikime, të tilla si: humbje e oreksit, vështirësi në gëlltitje, të përziera me të vjella, ushqimet nuk kanë të njëjtën shije dhe erë si më parë. Mund të shfaqen diarre dhe kapsllëk dhe ndryshimet e papritura në peshën e trupit janë të zakonshme. Pacientët shpesh mund të kenë edhe shenja të depresionit, kështu që shpesh humbin vullnetin për të ngrënë. Pacientët me kancer shpesh humbin peshë dhe bëhen të kequshqyer. Dieta e pacientëve me  sëmundje kanceroze apo ata që sapo e kanë kaluar kancerin është mjaft e rëndësishme.

Rëndësia fillon nga ecuria e sëmundjes, sepse mund të përmirësojë gjendjen e përgjithshme, vetëbesimin dhe forcën e pacientit, si dhe cilësinë e jetës ku nënkupton edhe shërimin e deri te prevenimi që kjo sëmundje vdekjeprurëse të mos kthehet më asnjëherë.

 

Çdo person me kancer duhet të bëjë në mënyrë të pashmangshme disa ndryshime në mënyrën e të ushqyerit në mënyrë që do të rrisin ndjeshëm shanset e tyre për tu rikuperuar nga kanceri. Çdo person qe ka kaluar kancerin gjithashtu  por frikesohet per rikthimin e mundshëm i sëmundjes , do të duhej të bëjë ndryshime të theksuara në mënyrën e të ushqyerit, në mënyrë që të rris shanset për mos rikthimin e sëmundjes. Ushqimi është një pjesë e rëndësishme në trajtimin e sëmundjeve tumorale. Qelizat e kancerit lulëzojnë në një mjedis acid, ndaj edhe një dietë e dominuar më së shumti nga perime të freskëta, drithëra, fara, arra dhe fruta, mund ta ndihmojë trupin për të prodhuar një ambient alkalin.

 

Hulumtime të shumta e zbulojnë lidhjen mes të ushqyerit dhe kancerit. Pikërisht ushqimi konsiderohet si shkak kryesor i shumë llojeve të kancerit, si kanceri i stomakut, i zorrës së trashë dhe rektumit, kanceri i mëlçisë, pankreasit dhe prostatës. Ndër vite është vërejtur se popullata që ha më pak mish dhe ha më shumë ushqim me origjinë bimore, ka më pak gjasa të marrë kancer. Është i njohur fakti se të gjitha format e sëmundjeve kancerogjene plotësojnë dy kushte themelore: aciditetin e gjakut dhe hipoksinë (mungesa e oksigjenit). Aciditeti i organizmit nënkupton aciditetin e gjakut që ndodh për shkak të ushqimit jo të shëndetshëm ose ushqimit me vlera nutritive shumë të pakta, e për një kohë të gjatë. Sapo të përfundojë procesi i tretjes, ushqimi, në varësi të profilit të tij ushqyes, krijon kushte aciditeti ose alkaliteti në trup. Ta themi thjesht, alkaliniteti i një organizmi varet nga ajo që hamë. Gjendja acid ose alkaline matet në një shkallë të pH nga 0 në 14,  ku 7 është zona neutrale. 0 deri në 7 është acid dhe 7 deri në 14 është alkaline. Në mënyrë që të funksionojnë me sukses, qelizat tona duhet të kenë një pH pak alkalin, pak mbi 7. Në një individ të shëndetshëm, pH i gjakut është midis 7.40 dhe 7.45. Gjaku vazhdimisht vetërregullohet që të mos bjerë në aciditet metabolik.

 

Pacientët me kancer duhet të vetëdijësohen për rëndësinë e ushqimit   

Pacientët me kancer duhet të vetëdijesohen se dieta është mekanizmi i tyre i parë dhe më i mirë mbrojtës kur fillojnë rrugën për shërim nga kanceri. Është një armë e fuqishme që ata kanë në duar dhe duhet ta shfrytëzojnë në maksimum. Ata duhet të pajisen me informacion se si të kalojnë në një dietë alkaline e cila përbëhet kryesisht nga perime me një sasi të vogël të frutave, drithërave dhe proteinave. Ne jemi dëshmitarë që informacioni i të ushqyerit në pacientët me kancer është lënë pas dore dhe dieta e tyre zakonisht përfshin ushqime dhe teknika të përgatitjes të njohura si nxitës të progresionit të kancerit.  Fëmijët që janë duke kaluar karcinomë, dhuratat e para dhe kryesore i marrin ushqimet jo të shëndetshme përfshirë çokolata, çipsi, pijet e gazuara etj etj. Mënyra moderne e jetës nuk është e favorshme për një dietë alkaline. Produktet ushqimore të përpunuara në fabrikë, enët me mikrovalë dhe ushqimi i shpejtë mbizotërojnë në menutë e përditshme të shumë njerëzve. Këto ushqime nuk janë optimale nëse luftoni me kancerin.

 

Çfarë duhet të ndërmarrim menjëherë pas diagnostifikimit me kancer?

 

Çdo diagnostikim i një pacienti me kancer nënkupton mobilizim i plotë te pacientit dhe familjarëve   për t’u përgatitur për trajtimet që vijnë dhe për të rritur shanset e tyre për shërim.Këtu janë disa ndryshimet të rëndësishme që çdo pacient duhet të bëjë. Megjithëse mund të duket e frikshme në shikim të parë në realitet duhet vetëm të kthehemi te ushqimi që njerëzit kanë ngrënë që nga fillimi i kohës: ushqim i freskët në sezon dhe ushqim i përgatitur thjesht. Eshte nje sakrificë që e vlen dhe rrit gjasat për shërimin e suksesshëm ose mos rikthim të sëmundjes pas sherimit.

 

1 .Një dietë alkaline, çelësi suksesit

 

Shumica e njerëzve sot hanë ushqime që nxisin inflamacionin dhe rrisin pH brenda qelizës. Kjo është një gjendje e quajtur acidozë latente – dhe siguron një mjedis perfekt për shumëzimin e qelizave kancerogjene. Një dietë alkaline e ndërtuar si duhet, do të përmirësojë pH tuaj intraqelizore me kalimin e kohës dhe është mbrojtja më e mirë kundër inflamacionit të vazhdueshëm në trup. Kryesisht përbëhet nga perime jeshile me gjethe organike, bimë, perime rrënjë, qepë, hudhër, presh, brokoli, lulelakër dhe lakër, fasule, thjerrëza dhe bizele, arra dhe fara, të kombinuara me një sasi të vogël (një filxhan ose dy në ditë ) drithëra pa gluten si orizi. Një pjesë midis 60g dhe 120g peshk ose shpendë të pastër disa herë në javë, mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme të orientuar drejt alkalineve. Dy deri në tre pjesë të frutave të freskëta në ditë, ndihmojnë në ekuilibrimin e vitaminave dhe mineraleve. Kuptohet prioritet kanë frutat vendore nëse kjo është e mundshme.

 

2. Merrni ujë – lëngje alkaline në sasi më të mëdha 

 

Eliminoni konsumin e lëngjeve të frutave të koncentruar dhe lëngjeve nga shishet, kanaçet ose tetrapakët sepse ato kanë përqendrime të larta sheqeri dhe gjithashtu formojnë aciditet të lartë. Ju mund të përdorni vetëm lëngje të freskëta të perimeve dhe frutave. Ulni konsumin e kafes në një filxhan në ditë ose më pak dhe rritni konsumin e ujit të pastër, çajit jeshil (jo çajit të zi), çajit të sherebelës, çajit të xhenxhefilit. Mund të përdorni lëng limoni të plotë, preferohet organik me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë disa herë në ditë. Pini lëng karrote të freskët ose lëng karrote dhe panxhar një herë në ditë këto janë lëngje alkaline jashtëzakonisht të mira për dietën e pacientëve me kancer.

 

 

3.Eliminoni sheqerin

 

Qelizat kancerogjene përdorin më shumë glukozë (sheqer) në njësi të kohës sesa qelizat e tjera. Metabolizmi i sheqerit prodhon acide që mbështesin përparimin e kancerit. Për më tepër, një dietë e pasur me sheqerna, përfshirë frutat, aktivizon përgjigjen e insulinës. Nëse hani sheqer ose fruta shpesh gjatë ditës, kjo çon në shtypjen e sistemit imunitar dhe rritjen e niveleve të insulinës në trup duke krijuar rezistencë ndaj insulinës.
Rezistenca ndaj insulinës mund te lidhet me përhapjen e kancerit. Sheqeri i bardhë i rafinuar shteron magnezin në trup dhe mungesa e tij është një tjetër nxitës i përhapjes së kancerit. Nëse keni nevojë për sheqer, një alternativë ngelet përdorimi i stevia. Të qenit i moderuar me fruta është veçanërisht i rëndësishëm sepse fruktoza ka treguar që rrit normën e ndarjes së qelizave kanceroze me rreth dy herë më shumë se format e tjera të sheqerit. Konsumi i tepërt i sheqerit mund të çojë në shtim në peshë, e cila, nga ana tjetër, rrit rrezikun e kancerit. Përveç kësaj, konsumi i shpeshtë i sheqerit ngre nivelet e insulinës dhe faktorit të rritjes I-insulinë-I (IGF-1), i cili rrit më tej rrezikun e sëmundjes.

 

4.Eliminoni drithërat me gluten të lartë

 

Drithërat që përmbajnë gluten shkaktojnë inflamacion. Inflamacioni favorizon përparimin e kancerit. Kjo do të thotë që duhen shmangur drithërat me gluten të lartë, të tilla si gruri, elbi ose thekra. Makaronat, drithërat, buka, ëmbëlsirat, kriskat, biskotat dhe produktet e tjera të furrës duhet të përjashtohen nga dieta alkaline, e cila është një mjet për të luftuar kancerin. Të sëmurët nga kanceri duhet të shijojnë drithëra të plota, pa gluten si orizi, hikërror, quinoa, meli dhe amaranta.

 

5. Eliminoni produktet e qumështit përveç djathit të freskët të lopës

 

Produktet e qumështit nga qumështi i lopës u identifikuan në një studim shumë të madh të përpiluar nga Prof. (Emeritus) T. Colin Campbell, Dr. Sc. Universiteti Cornell, si ushqimi që favorizon më shumë përhapjen e qelizave kancerogjene. Çuditwrisht, fajtori është një proteinë – kazeinë.  Kosi me proteina të larta, sidomos ato të bëra me shtimin e qumështit pluhur ose hirrës janë akoma nxitës më të fortë të kancerit sesa qumështi i thjeshtë, kosi ose djathi. Sidoqoftë, të gjitha produktet e qumështit përveç djathit të freskët të lopës me vaj dhe farë liri duhet të eliminohen nga dieta e një pacienti me kancer. Produktet e qumështit mund te  krijojnë inflamacion, për shkak të prodhimit të lartë të acidit gjatë tretjes së produkteve të qumështit) dhe stimulojnë përparimin e kancerit në një mënyrë të ngjashme si sheqeri.

 

6. Eliminoni ushqimin e shpejt ( fast food) dhe përdorni më shumë sallata

 

Konsumi i shumë ushqimeve të “fast food”-it rrit rrezikun e prekjes nga kanceri te njeriu, pasi këto ushqime dëmtojnë qelizat e gjakut.Nëse jeni duke ngrënë jashtë, atëherë mos harroni sallata është gjithmonë një zgjedhje e mirë, sigurohuni që të përfshini karota të integruara, panxhar, tranguj, çikore, sallatë dimri, domate, kopër, lakër dhe spinaq në çdo kombinim dhe sezon me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe të freskët leng limoni ose uthull organike nga mollët. Shtoni pak fasule të bardha në sallatë dhe do të jeni plotësisht të kënaqur. Përveç këtyre perimeve, rekomandohen të gjitha llojet e perimeve të thartuara, sepse ato kanë efekte anti-kancer dhe anti-inflamator. Nga ushqimet dhe erëzat indiane rekomandojmë qiqra, shafran i Indisë dhe kerri. Shafran i Indisë është një erëz veçanërisht e shëndetshme për pacientët me kancer. Shtesat dietike të shafran i Indisë kanë një efekt të fortë antikancerogjen.

 

7. Përdorni  me shume  vaj ulliri në dietën tuaj

 

Përdorni vetëm vajra natyrale dhe nëse është e mundur, organike, si të ullirit ose me rrallë edhe te kokosit dhe avokados.Këto vajra janë natyrshëm anti-inflamatorë dhe ofrojnë një efekt qetësues dhe shërues në qelizat e mundshme kanceroze të përflakur në trup. Vaji i kokosit ka veti të drejtpërdrejta kundër kancerit dhe një efekt të butë antibakterial / antifungale, kështu që është i dobishëm për pacientët me kancer që kanë një sistem imunitar të dobesuar .Vajrat që duhet të përjashtohen patjetër nga dieta janë vajrat nga: misri, soja dhe luledielli. Jo vetëm që versionet tregtare të këtyre vajrave mund te prodhohen edhe nga bimë të modifikuara gjenetikisht që besohet se rrisin rrezikun e kancerit, por shumica e tyre përpunohen në temperatura të larta për të zgjatur jetën e tyre të ruajtjes.

 

8. Gjatë kimioterapisë-  vaktet e vogla dhe uji është zgjidhja më e mirë

 

Është e nevojshme të merrni vakte të vogla, më pak lëngje acidike (mollë, rrush), kos, fruta të tilla si banane, etj.Ushqimi i lehtë rekomandohet gjithashtu pas kimioterapisë. Merrni vakte dhe vakte të vogla gjatë ditës (preferohet pesë deri në gjashtë vakte më të vogla). Është e nevojshme të merren mjaftueshëm lëngje, sepse kjo do të parandalojë dehidratimin dhe shpejton pastrimin e organizmit nga produktet e dëmshme të kimioterapisë. Uji është zgjidhja më e mirë dhe nga lëngjet dhe ushqimi i lëngshëm, lëng molle ose rrushi, supë me më pak kripë, supa të pastra, çajra bimorë (xhenxhefil ), etj.

 

9.Te mbani nje peshë të shëndetshme dhe të merreni me aktivitet fizik

Mbipesha mund te rrise riskun e kancerit kështu që, jo vetëm duhet të kontrolloni marrjen e kalorive por duhet te merreni edhe me aktivitet fizik qe te mbani trupin tuaj ne nje peshe te shendeteshme per gjith jeten.Aktiviteti fizik i rregullt ul riskun e kancerit dhe ju mbron e parandalon dhe shumë sëmundje të tjera./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts