Shkruan: Dr.Manushaqe Veliu-Pedodonte
Merrni të voglin tuaj me veti në treg , në mënyrë që ai të zgjedhë një brushë dhëmbësh dhe në këtë mënyrë fëmija të ndihet i rritur dhe më i përgjegjshëm.
Ndoshta, ajo brushë do të jetë me imazhin e personazhit të tij të preferuar të filmave vizatimorë. Në këtë mënyrë, ata do të adaptohen më shpejt dhe më lehtë me zakonet e tyre të reja. Lëreni të zgjedhë edhe pastën e dhëmbëve, sigurisht me shijen që do.
Mos u shqetësoni nëse i vogli juaj zgjedh një past me shije luleshtrydhe, edhe pse kanë shije të ëmbël, ato janë krejtësisht pa sheqer.
Pastroni dhëmbët së bashku me të vegjlit tuaj, fëmijëve u pëlqen të imitojnë prindërit e tyre dhe në të njëjtën kohë do të argëtoheni shumë. Sistemi më i lehtë për të kujtuar se si të lahen dhëmbët është me lojën dhe këngën bie shi, rritet bari, përmes lojës dhe këngës gjithçka është më argëtuese dhe më e lehtë.
Roli i prindërve është shumë i rëndësishëm që fëmija të adoptojë zakone të shëndetshme, sepse është fare e qartë se si rezultat i higjienës së dobët vie deri te kariesi.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të përvetësoni zakonin e higjienës së përditshme orale që në moshë të re.
Dentistët rekomandojnë që larja e dhëmbëve duhet të zgjasë rreth 2 minuta.
Disiplina më e vështirë është durimi dhe fëmijët kanë nevojë për shumë durim për të larë dhëmbët.
Prindër, të jeni të durueshëm me të vegjëlit tuaj dhe ata do të zotërojnë shumë shpejtë zakonin e tyre të ri për kujdesin e higjienës së dhëmbëve.
Fëmijët janë të prirur të imitojnë të rriturit, ku nga ata mësojnë aftësi të reja. Prandaj është mirë të filloni një udhëtim të përbashkët në banjë çdo mëngjes dhe mbërmje duke i lejuar fëmiut të pastrojë dhëmbët e prindërve dhe anasjelltas. Sigurisht përpjekjet e para të vogëlushëve për t’i pastruar dhëmbët do të jenë shumë larg të qenurit perfekte, por kjo është arsyeja pse prindërit duhen qëndruar pranë tyre.
Çdo përpjekje e fëmiut të vogël duhet inkurajuar! Vetëm në këtë mënyrë fëmija do të besoj në vetvete dhe do të ketë një nxitje për të vazhduar tutje!/natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”