Shëndeti oral dhe trajtimi i dhëmbëve gjatë muajit të Ramazanit

Shkruan: Dr.Manushaqe Veliu

Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive

 

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, muslimanët në mbarë botën agjërojnë gjatë ditës, duke u përmbajtur nga ushqimi dhe pijet nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit. Shumë besimtarë, por edhe vetë stomatologët, janë në mëdyshje nëse trajtimi i dhëmbëve do ta prishë agjërimin, cilat procedura mund të kryhen dhe cilat duhet të shtyhen.

A lejohet marrja e barnave gjatë agjërimit të Ramazanit?

A e prishin agjerimin anestezioni lokal,përdorimi i pastës së dhëmbëve dhe shpëlarjes së gojës?

Gjatë muajit të Ramazanit, besimtarët agjërues lejohen të lajnë dhëmbët dhe të përdorin pastën e dhëmbëve dhe shpëlarës goje, me kusht qe të mos gëlltiten. Patjetër që rekomandohet larja e dhëmbëve pas vaktit. Gjatë ditës, kur agjërojmë, nuk ka aq shumë nevojë për higjienë orale, sepse nuk konsumohet ushqim. Halitoza është shpesh e pranishme në agjërim.

Ndodh për shkak të tharjes së mukozës së gojës për shkak të zvogëlimit të sasisë së pështymes. Gjatë orëve të agjërimit lejohen edhe marrja e anestezionit lokal dhe medikamenteve të tjera injektuese. Nuk lejohet injektimi i barnave që kanë vlera ushqyese. Gjithashtu nuk lejohet marrja e barnave që gëlltiten, gjë që është problem i shpeshtë kur dentisti përshkruan antibiotikë që merren çdo 6, 8 ose 12 orë.

Kur marrja e antibiotikëve dhe analgjezikëve është e pashmangshme, në marrëveshje me stomatologun, koha e marrjes së medikamenteve duhet të përshtatet me orët në të cilat lejohet ngrënia dhe pirja, ose të ndërpritet agjërimi.Kur bëhet fjalë për procedurat dentare, është e qartë se besimtarët kanë frikë se gëlltitja aksidentale e ujit mund të prish agjerimin. Megjithatë, me punë të kujdesshme me ndihmë të mirë, me pushime për nxjerrjen e lëngjeve të tepërta dhe përdorimin e thithëses, trajtimet dentare mund të jenë plotësisht të sigurta për agjëruesin.

Pastrimi i gurëve, kiretazhi i xhepit, përgatitja dhe vendosja e mbushjes së dhëmbëve, nxjerrja e dhëmbëve, prerjet dhe drenimi, trajtimi i kanalit të rrënjës, punimet protetikore nuk e prishin agjërimin. Fluorizimi , si një trajtim parandalues ​​që sigurisht nuk është urgjent, duhet të shtyhet për periudhën pas Ramazanit. Në agjërim janë të mundshme hipoglikemia dhe dobësia, ndaj pacienti duhet të caktojë një takim për ndërhyrje dentare në ato orë kur pacienti ndihet më mirë./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts