Në qytetin Rumun të Kluzhit ekziston një e ashtuquajtur “kartë shëndetësore” – nëse bëni 20 Squtas në dy minuta, mund të shfrytëzoni transportin publik falas për gjithë javën.
Ideja për këtë “kartë shëndetësore” ka ardhur nga organizatorët e një klubit sportiv lokal vitin e kaluar dhe ndërkohë është pranuar edhe nga autoritetet e Kluzhit, qytet në Transilvani, me qëllim që të inkurajojnë banorët e këtij qyteti që të jenë më aktiv fizikisht dhe bëjnë një jetë të shëndetshme.
Tani për tani ky sistem është implementuar vetëm në stacionin Memorandumului Sud. Funksionon shumë thjesht.
Mjafton të qëndroni përpara makinës së biletave në fushën e shënuar dhe të përpiqeni të bëni 20 Squtas (ulje) brenda dy minutave.
Një sensor i veçantë do të numërojë përsëritjet tuaja të këtij ushtrimi dhe nëse e përfundoni brenda afatit të caktuar kohor, një biletë javore për transport publik mund ta tërhiqni nga makina.
Kur ky aksion është nisur për herë të parë vitin e kaluar, është llogaritur se qytetarët dhe vizitorët e Kluzhit kanë bërë gjithsej një milion Squats në 3 muaj, që është rreth 1900 orë stërvitje.
Qytetarët morën 55,000 bileta për transport urban. Organizatorët e kësaj fushate për një presin që së shpejti këto shifra të shumëfishohen./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”