Heman Bekele është vetëm 15-vjeç, ai shpiku një sapun që shëron kancerin e lëkurës pretendohet se mund të parandalojë edhe llojet e ndryshme të kancerit që atakojnë lëkurën.
Hemani u frymëzua nga situata e vështirë në Etiopi kur pa sesi bashkatdhetarët e tij po punonin në temperatura teje të larta.
Rrezatimi i dëmshëm UV është një nga shkaqet e kancerit të lëkurës. Duke ditur se trajtimi mesatar për këtë sëmundje kushton 40,000 dollarë, Heman e sfidoji veten duke shpikur kurën të cilën çdokush mund ta përdorte. Sapuni është diçka që të gjithë e aplikojnë në lëkurë, është i lehtë për t’u përdorur dhe më kryesorja është se me përdorimin e tij nuk ka efekte anësore.
Ëndrra e tij është që së paku për katër vite të ardhshme sapuni që ai e shpiki të jetë i dispunueshëm për të gjithë.
Mund të kalojnë vite përpara se një produkt i tillë të dalë në treg, por këtë verë Heman, i cili është vetëm 15 vjeç, tashmë ditët po i kalon duke punuar në një laborator në Shkollën e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg në Baltimore, me shpresën për të realizuar ëndrrën e tij.
Një ditë më parë revista Time e shpalli atë “Fëmija i Vitit”./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”