Pyetje:
Përshëndetje!
Djali jonë është 16 vjeç, e vijon mësimin pa problem, në përgjithësi nuk kemi ndonjë shqetësim për të, mirëpo problemi është se kujdestarja dhe shokët në klasë thojnë se nuk flet e as komunikon me askënd, as nuk e merr fjalën në aspektin e mësimit dhe as me shokët në pauzë, kjo pak na brengosur, na intereson një mendim nga ana juaj ?
Përgjigje:
Përshëndetje!
Mungesa e të folurës në ambientet përkatëse është prej problemeve të cilat kanë një shkak të fituar ambiental nga ana e jashtme e çështjes, si dhe në aspektin personal mund të përfshihen edhe faktorët psikologjik të individit, të cilët faktorë mund të kenë shumë reflektim në jetën dhe në të ardhmen e tij, sidomos në aspektin social, ku këtu medoemos gjendja do të lidhet edhe me gjërat që jeta i kërkon. Është problem që pas një stadi optimal të tretmanit si dhe këshillave e rekomandimeve, mund të rikthehet në gjendjen normale, mirëpo nëse anashkalohet, gjendja mund të vijë duke u përshkallëzuar, ngjajshëm me ndonjërën nga problemet që i kemi shpjeguar më herët. Andaj, rekomandohet një konsultë me Logopedin.
Arjon Podrimaj – Logoped./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”