Gjyshërit duhet t’i mbështesin prindërit, jo t’i zëvendësojnë ata

Në jetën e fëmijëve, gjyshërit janë menjëherë pas prindërve për nga rëndësia.

Përfshihuni në jetën e nipërve tuaj sa më shumë që të mundeni.

Informohuni se si po kalojnë në shkollë dhe cilat janë aktivitetet e tyre jashtëshkollore. A merren me ndonjë sport, mësojnë një gjuhë të huaj apo shkojnë në shkollë muzikore?

Shoqëroni nipërit tuaj në aktivitetet e tyre sa më shpesh të jetë e mundur.

Tregojuni nipërve tuaj se jeni aty për ta sa herë që kanë nevojë për ju.

Sigurohuni që ata të kuptojnë se ju jeni një mbështetje për prindërit e tyre, jo një zëvendësim i tyre.

Edhe pse fëmijët mësojnë më shumë për veten dhe jetën nga prindërit e tyre, mbani mend gjithmonë se edhe ju jeni një shembull për nipërit tuaj. Prandaj, kini kujdes që të jeni një model i mirë për atë që dëshironi të bëhen nipërit tuaj.

Ju mund t’i ndihmoni nipërit tuaj të ndihen të sigurt

Mënyra se si sillen gjyshërit ka një ndikim të madh në mënyrën se si fëmijët do të përjetojnë sistemet mbështetëse më vonë. Prania juaj rrit nivelin e tyre të sigurisë dhe u jep atyre një ndjenjë se i përkasin diçkaje të madhe se familja e tyre e ngushtë.

Prandaj gjyshërit duhet ta marrin seriozisht rolin e tyre. Ofrimi i mbështetjes për prindërit, të qenit i gatshëm për të ndihmuar sa herë që mundeni dhe dashuria pa kushte për nipërit tuaj bën një ndryshim pozitiv në jetën e tyre./natalmedia.com/

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts