Pyetje:
Pëshëndetje!
Para disa javësh, djali im 3 vjeç ka pas një aksident në makinë ku ishte bashkë me kujdestaren e tij. Falë Zotit, të dy kanë shpëtuar dhe janë shumë mirë. Po vërej se djali im shpesh herë përpiqet të më tregojë çfarë ka ndodhur. Ka qajtë vetëm kur ka ndodhë aksidenti. Unë po mundohem të ia shperqendroj vëmendjen në mënyrë që të mos ia kujtoj ato që i ka kaluar. Ju lutem, më tregoni çfarë të bëjë a është kjo një traum?
Përgjigje:
Përshëndetje!
Fillimisht, më vjen shumë mirë që jeni mirë tani.
Mund të kuptoj se ka qenë një periudhë e vështirë për ju. Sa i përket sjelljes së djalit, është në rregull që ai, duke përdorur gjuhën e tij trevjeçare, të mundohet të tregojë për ato që ka përjetuar. Unë ju rekomandoj që të mos e shperqendroni duke u munduar të largoni mendjen e tij nga ngjarja vetëm për shkak se nuk dëshironi ta shihni të mërzitur.
Nëse e shpërqendroni fëmijën duke i thënë, “Eja luajmë me lodra” ose diçka tjetër gjatë kohës që ai është duke treguar atë çfarë ka ndodhur, kjo e lë fëmijën e hutuar dhe ai duhet të kuptoj pse ndodhi ngjarja. Është mirë që ju të ndihmoni fëmijën të ritregojë ngjarjen. Për shembull, ju ishit në makinë së bashku me X personin. Por tani jeni mirë, ju keni shpëtuar dhe jeni në rregull. E mbani mend se ne takuam edhe kujdestarën dhe ajo gjithashtu është mirë.
Kjo i ndihmon fëmijës të mos i ndrydh emocionet, të përpunoj friken dhe të vazhdoj pastaj rutinat e tij të përditshme në mënyrë të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Në mënyrë që kjo të mos mbetet si një traum që mund të ndikojë kur të rritet.
Shpresoj shumë nëse ju e bëni këtë në mënyrën e duhur, fëmija çdo ditë e më pak do të përmend aksidentin që ka kaluar. Nëse vëreni se fëmija po manifeston sjellje të tjera të dukshme, mund të takohemi për këshilla shtesë.
Të shkuara juve!
Pukjana Geci Psikologe klinike/natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”