Simptomat që mund të tregojnë fillimin e menopauzës

Edhe pse simptomat janë të papritura dhe zgjasin për një periudhë të caktuar kohe, ato janë krejtësisht të natyrshme.

Ja disa simptoma që tregojnë fillimin e menopauzës.

Cikli i parregullt është simptoma e parë dhe më e zakonshme e menopauzës. Është rezultat i mungesës së hormoneve.

Valët nxehtësie – Ndryshimet e tilla ndodhin për shkak të rënies së estrogjenit.

Parehatia e gjumit – gratë që kalojnë menopauzën mund të vuajnë nga pagjumësia, pasi nuk mund të flenë për shkak të valëve të nxehtësisë. Përveç furnizimit me estrogjen në trup, edhe furnizimi me progesteron zvogëlohet gjatë menopauzës.

Tharja vaginale – për shkak të një rënie në prodhimin e estrogjenit, i cili është përgjegjës për mbajtjen e lagështisë së vaginës, indi vaginal fillon të thahet dhe bëhet më pak elastik.

Tensioni dhe depresioni – ndjenja e tensionit, irritimit dhe depresionit mund ta pushtojnë një grua që kalon menopauzën. Ankthi dhe ndjenja e humbjes së stabilitetit emocional janë simptoma më të zakonshme, ashtu si edhe sulmet e panikut dhe ndryshimet fizike, të tilla si rrahjet e shpejta të zemrës dhe frymëmarrje të rënduar.

Dhimbje në gjymtyrë – për shkak të çekuilibrit hormonal, gjymtyrët fryhen ngadalë dhe fillojnë të japin dhimbje. Megjithatë, nëse dhimbja bëhet më e shpeshtë dhe e padurueshme, duhet të këshilloheni me mjekun tuaj.

Çekuilibri hormonal – një simptomë e zakonshme e hyrjes në menopauzë është ekzistenca e çekuilibrit hormonal, mungesa e estrogjenit ndikon gjithashtu tek flokët më të dobët./natalmedia.com/

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts