Pyetje:
Përshëndetje:
Djali ynë është 4 vjeç e 2 muaj, ka filluar, rreth 5 – 6 muajsh të thotë “ma, ba”, dhe në moshën 11 muajshe të thotë “mami, babi”, mirëpo tani ka vështirësi me tingujt th, c, x, dhe rr, tingullin th nuk e thotë, por thotë vetëm fika në vend të thika, ndërkaq tingullin c e zëvendëson me tingullim x, a ka nevojë për tretman logopedik, na intereson një mendim i juaji?
Përgjigje:
Përshëndetje
Në bazë të përshkrimit, duket se ka një zhvillim të zakonshëm logopedik, për arsye që fjalën e parë “mami, babi”, e ka shqiptuar me kohë, ngase në moshën 10 – 12 muajshe, duhet të fillojë fjala e parë e fëmijës. Sa i përket tingujve th, c, x, rr, kanë nevojë për tretman logopedik, sidomos tingulli rr, është gjithmonë më i vështiri për fëmijët, për shkak të pozitës më të vështirë artikuluese që e ka.
Tinguj të ndryshëm kërkojnë shkallë të ndryshme moshore të zotërimit për të folur siç duhet. Kjo është arsyeja se pse tingujt (shkronjat) shërbejnë si gurë themeltar në zhvillimin e fjalës së fëmijës.
Tingujt e mësipërm mund të jenë të vështirë në fillim por fëmijët duhet që deri në moshën 5 vjeçe të korigjohen, sepse ajo është faza e pjekjes së artikulimit.
Dhe gjithashtu sepse ndërhyrja logopedike pas moshës 5 vjeçe është më e vështirë, për shkak të një ndryshimi që ndodhë në tru. Andaj, për këtë rekomandohet sa më parë, një konsultë me logopedin.
/natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”