Ndikimi i terapisë Logopedike te klientët

Shkruan : Logoped – Arjon Podrimaj

Shpjegim:

Fillimisht, duhet të cekim se është një çështje me fokus profesional, gjë e cila nënkupton, se më shpesh shpjegohet pas një seance të mbajtur.

Megjithatë, në aspektin profesional, dëshirojmë që të japim disa sqarime të përgjithshme, që prindërit dhe të tjerët, të jenë sado pak të informuar në këtë aspekt.

Një terapi logopedike, si format i punës, bazohet në problemin përkatës, që e ka personi. Kështu për shembull, nëse një rast duket se i përket spektrit, atëhere synimi i terapisë është rikthimi i aspekteve zhvillimore, siç është kontakti me sy, bashkëpunimi në një lojë, shtimi i fjalëve, të bërit më të shoqërueshëm, etj.

Nëse një fëmijë është nën tre vjeç, objektivë, është shtimi i numrit të fjalëve, përmes terpisë me karta, shablloneve, ose edhe terapisë së bazuar në lojë.

Nuk mund të punojmë me pjesën e artikulimit apo të rrjedhshmërisë, sepse është shumë i vogël që të themi se ka problem me tinguj, apo edhe belbëzim.

Te të rriturit dhe të moshuarit, që kanë pësuar sulm në tru, aksident, (etj), dhe për pasojë humbje të së folurës, terapia bazohet në ushtrimet e motorikës globale, ushtrimeve komplekse me duar dhe këmbë, që synojnë hemisferën dominante të trurit. Te fëmijët që e përdorin shumë teknologjinë, apo edhe ata që jetojnë në ambiente me dy, tre gjuhë, terapia më shumë ka rol mbështetës përmes objektivave të ndryshme në lojëra, ndërkaq këshillat janë të një rëndësie jetike, që prindërit duhet të ju përmbahen, sidomos te fëmijët që jetojnë jashtë vendit.

Te rastet me probleme në tinguj, nga mosha 4 vjeçe e tutje, terapia bazohet në ushtrimet me lëvizje precize të pjesëve të fytyrës, zgjatjes së tingulli të dëmtuar me zanore, ushtrimeve të gjuhës, dhe masazhës logopedike.

Kjo, vetëm në vija të përgjithshme. Ngase për më shumë, na takon neve si profesionistë./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts