A jeni edhe ju nëna që shkëmbejnë rrobat e fëmijëve?

Nënat që ju japin rrobat e fëmijëve të tyre ju thonë se jeni pjesë e “skuadrës së tyre”, Laura Mazza nënë dhe gazetare Kjo është mënyra më e mirë që ajo mund t’ju mbështesë në këtë epokë moderne, thotë gazetarja Laura. E dini çfarë më bën solidare duke mbështetur mëmësinë?

 

 

Kur marr ndihmë, nga duart e nënave të tjera. Nënave që u japin nënave të tjera rrobat e fëmijëve të tyre që nuk iu bien më, ka shkruar më tutje Laura Mazza.

Kur isha shtatzënë me Lukën dhe kur mora vesh që mbaja një djalë, një shoqe e motrave të mia më dha 3 çanta plot me rroba, edhe pse nuk më kishte takuar kurrë. Madje ajo më dha një korse për stomakun tim. Rrobat e para të Sofias për daljen nga materniteti mi dha një shoqe. Një mik më ka dhënë një çantë plot me xhaketa dhe këpucë, kryesisht të pa veshura për James. Dhe mendoj se kjo është gjëja më e bukur që mund të bësh për një nënë. Jo të gjitha rrobat e bebeve janë të shtrenjta, por ato mblidhen.

 

 

Fëmijët rriten si kërpudhat pas shiut. Kthehen nga kopshti sikur të kishin qenë në vijën e parë të frontit. Këpucët! Epo, as nuk e di më se çfarë numri mban sepse ndonjëherë duket sikur po merr steroide për rritjen e këmbës. Të marrësh një çantë me rroba nga një nënë tjetër është njësoj si të të japë një pjesë të zemrës së saj.

Veshja ka gjithmonë vlerë sentimentale. Ajo bluzë e vogël me dinosaur që ishte në çantë me pjesën tjetër të rrobave i kujton aventurat që kishte kaluar e vogla e saj me të. Rrobat ruajnë kujtimet dhe dashurinë. Madje unë kam një xhaketë që ishte xhaketa ime e preferuar kur isha e vogël dhe tani e mbaj për Sofian dhe kur ajo ta veshë e të rritet kur nuk do t’i bëjë më do t’ia përcjell një mamaje tjetër.

 

 

Pra, kur nëna ju jep rroba, ajo thotë se ju jeni pjesë e “skuadrës së saj” dhe kjo është mënyra më e mirë që ajo mund t’ju mbështesë në këtë epokë moderne.

Për të gjitha nënat që më dhanë mua rrobat e preferuara të fëmijëve të tyre dhe nëna të tjera që jepni dhe merrni, jeni të mahnitshme.

Po ju keni marrë nga nënat e tjera? Apo jeni ato që keni dhënë duke ju thënë se jeni pjesë e skuadrës?/natalmedia.com/

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts