Në vend të ngushëllimit
Shkruan: Dr Ismail Lutolli
Specialist Pediatër Subspecialist Dietolog-Nutricionist
Nënë e dashur, ju mund të keni humbur djalin tuaj por nuk keni humbur asnjëherë ndjenjat që keni pasur për të, kujtimet, ëndrrat.
-Kujtojeni momentin kur për herë të parë kuptuat që keni ngelur shtatzënë, kujtoni lotët e gëzimit, kujtoni sa fort rrahu zemra juaj që në trupin tuaj kishte filluar të krijohej një jetë tjetër.
-Kujtojeni kur në barkun tuaj dëgjuat për herë të parë lëvizjet sa e lumtur ishit, sa shumë u gëzuat e sa me krenari vendosje dorën sipër stomakut për të ndjerë lëvizjet.
-Kujtoje sa ëndrra thurrje, kujtoje se si numëroje ditët, kutoje se si në trupin tuaj rritej një qenje tjetër.
-Kujtoje edhe përgaditjet që të sillje në këtë jetë sa me gëzim i bëje, kujtoje edhe qarjen e parë kur e dëgjuat.
A thua kishte zë me të bukur në këtë botë ?
Kujtoje kur e morët për herë të parë në duart e tua .
A thua kishte fytyrë më të bukur, kishte qenje më të bukur në këtë botë ?
A thua kishte sy më të bukur sesa ngjyra e syve të djalit tuaj ?
Kujtoni dy duar të vockla që të mbërthejnë në përqafim.
Ishte ky moment kur ju u quajtët nënë falë fëmijes suaj .
Dhe jeta vazhdoi pastaj me sprovat e sëmundjen deri te përrfundimi i jetës së fëmijës suaj.
U derdhën shumë lotë e u coptua zemra, sepse humbe “dritën” e syve tu, humbe loçken e shpirtit tënd, humbe një qënje që e doje më shumë sesa vetveten.
Tani koha kalon, por mos lejo që malli të të shkatërrojë përjetimet që kishe, ato që ishin të veçanta, ato që ishin më të mirat, më të dashurat, ato për te cilat e vlen edhe të jetohet.
Ngrite kokën ,fshij lotët që të pikojnë dhe ngriti duart e falëndero Zotin se ju bëri t’i shijoni shumë ndjenja që dikush s’i shijon asnjëherë.
Shumë pacientë më kanë thënë, do doja edhe të vdisja vetëm të di që në qënjen time po krijohet një qenje tjetër dhe të ngelem shtatzënë.
Ju e patët këtë fat, ju e përjetuat, ju e jetësuat, andaj jeni nënë me shumë fat, jeni nënë që ka gjithmonë çfarë të kujtoj.
Thuhet se gjërat e mira humbin shpejt. Ka mundësi që është e vërtetë, por ju si nënë mos lejoni të ju humbasin kujtimet.
Jetoni me to e lumtur, pasi djali juaj ishte, ekzistoi, jetoi, të bëri nënë, të bëri NËNËN më të lumtur për pak kohë sa ishte.
Djali juaj nuk është fizikisht por mund të jetë pjesë e jetës suaj e lutjeve tua dhe së ardhmes tënde.
JETO ASHTU SIÇ DJALI JUAJ DO DONTE TE SHIHTE MAMIN DUKE JETUAR./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”