A ka mundësi të rikthehet tortikolisi?

Përshëndetje!

Kam vajzën 4 muajshe. Ka pas tortikolis dhe është trajtuar me fizioterapi me disa seanca në Gjermani. Fizioterapeuti ka thënë që është përmirësuar dukshëm mirëpo ka nevojë edhe për pak seanca por unë ja kam ndërprerë. Tani më duket se po e mban kokën prap në njërën anë.

Përgjigje:

Përshëndetje!

Tortikolisi është një shkurtim i nëjanshëm i m. sternocleidomastoid dhe është i pranishëm që në lindje. Trajtimi i hershëm për torticollisin është i nevojshëm për të zgjatur muskulin e shkurtuar të qafës në mënyrë që të zvogëlohet lëvizja asimetrike si dhe që të shmangen komplikimet e tjera si plagiocefalia pozicionale (koka e sheshtë në njërën anë), asimetri e fytyrës, skolioza etj. Në disa raste, mund të mbeten simptoma të tilla si mbajtja e kokës në njërën anë, sidomos nëse nuk janë ndjekur udhëzimet e fizioterapeutit për të forcuar muskujt dhe për të ruajtur fleksibilitetin e qafës.

Nëse vëreni që vajza po e mban kokën prap në njërën anë shumicën e kohës, mund të jetë një shenjë se muskujt e qafës ende nuk janë plotësisht të zgjatur dhe të forcuar. Tortikolisi mund të rikthehet në disa raste, sidomos nëse ndodhin faktorë të tjerë që shkaktojnë tension në muskuj, si posturat e gabuara ose streset fizike të papritura si dhe nëse seancat e fizioterapisë janë ndërprerë herët. Është e rëndësishme që të konsultoheni përsëri me fizioterapeutin që të vlerësohet nëse ka ndonjë problem të ri që mund të ketë kontribuar në mbajtjen e kokës në një pozicion të caktuar dhe të përcaktojnë nëse është e nevojshme një trajtim shtesë.

/natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts