Gjysmë limoni i shtrydhur në një gotë me ujë të vakët është një pije e dobishme për trupin tonë. Zbuloni se çfarë mund të bëjë vetëm një gotë ujë limoni në stomakun bosh dhe pse të gjithë duhet ta konsumojmë atë.
1. Rrit imunitetin
Limoni është i pasur me vitaminë C, që ndihmon në luftimin e viruseve dhe forcon imunitetin. Gjithashtu përmban kalium, i cili kontrollon tensionin e gjakut dhe ka një efekt anti-inflamator. Është perfekt në luftën kundër astmës dhe sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes. Ndihmon hekurin të absorbohet në trup.
2. Vepron si antioksidues
Marrja e drejtpërdrejt e këtij lëngu magjik në stomakun bosh pastron trupin nga toksinat dhe në këtë mënyrë parandalon formimin e qelizave kanceroze, në trup dhe zhvillimin e tyre.
3. Pastron lëkurën
Uji i limonit vepron si një antioksidant në stomakun bosh dhe pastron trupin nga radikalet e lira që e dëmtojnë atë. Kjo ndikon edhe në gjendjen e lëkurës, e cila është e ekspozuar ndaj ndikimeve negative të jashtme në baza ditore. Gjithashtu ndikon kundër baktereve që shkaktojnë akne, ngadalëson procesin e plakjes së lëkurës dhe rigjallëron lëkurën.
4. Përmirëson tretjen
Acidi citrik ka një efekt pozitiv në tretje. Parandalon problemet e stomakut dhe ngërçet sepse balancon acidet në stomak që janë të nevojshme për tretjen normale. Është një aleat i shkëlqyer në luftën kundër fryrjes. Uji i limonit pastron mëlçinë dhe ka një efekt antiseptik, prandaj “pastron” zorrët nga toksinat që grumbullohen në muret e zorrëve.
5. Ndihmon në humbjen e peshës
Lëngu i limonit përmban pectins, polysaccharides që zvogëlojnë apetitin.
6. Balancon vlerat PH
Acidi citrik, si dhe acidi askorbik, që gjenden te limonët, alkalizojnë trupin tonë, pra gjakun dhe e sjellin atë në ekuilibër dhe kështu parandalojnë zhvillimin e sëmundjeve të shumta.
7. Përmirëson humorin
Vitamina C e injektuar direkt në trup, pra në stomakun bosh, vepron si një burim energjie që përmirëson humorin, zgjon trupin tonë dhe ndihmon në luftimin e depresionit, ankthit dhe stresit në përgjithësi.
8. Ripërtërin qelizat e lëkurës
Kjo pije e dobishme ka një efekt të rëndësishëm në lëkurë, dhe kështu ndihmon në shërimin e plagëve dhe ripërtëritjen e lëkurës së re. Për shkak të vetive të saj anti-inflamatore, kjo pije e mëngjesit është një luftëtar i shkëlqyer kundër infeksioneve, plagëve dhe djegieve.
9. Freskon frymëmarrjen
Pirja e ujit me limon në stomak bosh ndihmon në largimin e erës së keqe nga goja. Gjithashtu, ky lëng ndihmon kundër dhimbjes së dhëmbëve.
10. Vepron si diuretik
Sistemi limfatik luan një rol të rëndësishëm për trupin tonë, por edhe imunitetin që e mbron atë. Një gotë ujë në mëngjes hidraton trupin dhe rikthen lëngjet e humbura gjatë natës./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”