Koha e menstruacioneve pas lindjes së fëmijës është shumë individuale, dhe kjo varet veçanërisht nga fakti nëse nëna është gjidhënëse apo jo. Vetëm 15 për qind e nënave gjidhënëse mund të kenë menstruacione gjashtë javë pas lindjes, një e treta pas tre muajsh dhe disa nuk kanë cikël menstrual për gjashtë muaj ose më shumë pas lindjes.
Shkak i kësaj është hormoni prolactin, i cili sekretohet gjatë gjidhënies dhe ndikon në funksionimin e vezoreve, parandalon ovulimin dhe shfaqjen e menstruacioneve.
Nëse një grua nuk është gjidhënëse menstruacionet zakonisht ndodhin gjashtë javë pas lindjes.
Intensiteti i gjidhënies ndikon edhe në rregullsinë e gjakderdhjes. Nëse nuk ka gjakderdhje për një kohë të gjatë, dhe ka pasur gjakderdhje të mëparshme, rekomandohet një ekzaminim gjinekologjik sepse shtatzënia mund të ndodhë edhe gjatë gjidhënies, veçanërisht gjatë seksit të pambrojtur./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”