Anemia gjatë shtatzënisë shfaqet mjaft shpesh dhe nëse nuk trajtohet, mund të çojë në komplikime gjatë shtatzënisë ose gjatë lindjes.
Anemia është një gjendje ku numri i rruazave të kuqe ose niveli i hemoglobinës në to është më i ulët se normalja. “Hemoglobina është një proteinë që gjendet në qelizat e kuqe të gjakut, e cila merr oksigjenin nga mushkëritë dhe e transporton atë nëpër trup.
Ka shkaqe të ndryshme të anemisë – nga mungesa e hekurit, vitaminës B12 dhe folatit, te problemet me sistemin imunitar dhe sëmundjet kronike – por shkaku më i zakonshëm i anemisë në shtatzëni është mungesa e hekurit.
Gjatë shtatzënisë rritet sasia e gjakut në organizëm, kjo është arsyeja pse shfaqet mungesa e hekurit. Si rezultat, organizmi ynë ka nevojë të shtuar për hekur.
Simptomat e anemisë në shtatzëni
Disa nga simptomat më të zakonshme të anemisë në shtatzëni janë lodhja, ndjenja e dobësisë, lëkura e zbehtë, marramendja, dhimbje koke ose rrahje të shpejta të zemrës. Përveç kësaj anemia gjatë shtatzënisë mund të manifestohet me mungesë energjie dhe nervozizëm. Nëse keni këto simptoma, është mirë të kërkoni këshillën e mjekut.
Si të trajtoni aneminë në shtatzëni
Një analizë e thjeshtë gjaku mund të kontrollojë nivelin e hekurit, vitaminës B12 dhe folatit dhe kur të konstatohet se bëhet fjalë për anemi, mjeku do të rekomandojë metodën më të mirë të trajtimit, e cila mund të jetë në formën e suplementeve, si p.sh. tableta hekuri. vitaminë B12 ose acid folik, në varësi të llojit të anemisë në fjalë. Përveç kësaj, një dietë e duhur dhe e shëndetshme vlen edhe në trajtimin e anemisë, por edhe në parandalimin e saj.
Ushqimet që përmbajnë hekur
Ushqyerja e mirë është mënyra më e mirë për të parandaluar aneminë gjatë shtatzënisë, duke theksuar se ushqime janë bishtajore, perimet me gjethe jeshile të errët, buka integrale, frutat e thata si kajsitë dhe kumbullat, mishi i kuq pa dhjamë, mishi i shpendëve, vezët dhe peshku. të cilat janë të pasura me hekur.
Theksojmë se shtimi i ushqimeve të pasura me vitaminë C në këto ushqime të pasura me hekur mund të ndihmojë sepse vitamina C përmirëson përthithjen e hekurit. Agrumet, luleshtrydhet, domatet dhe specat janë disa nga ushqimet që përmbajnë shumë vitaminë C.
Ndërsa nga njëra anë është e rëndësishme që gratë shtatzëna të konsumojnë ushqime që përmbajnë shumë hekur, është gjithashtu e rëndësishme që ato të shmangin disa ushqime dhe pije, veçanërisht nëse ato janë anemike.
Është e rëndësishme të shmangni ushqimet dhe pijet që pamundësojnë përthithjen e hekurit, si kafeja dhe çaji.
Mjekët paralajmërojnë se anemia gjatë shtatzënisë mund të sjellë komplikacione të ndryshme, për këtë arsye u bëjnë apel grave shtatzëna që nëse kanë ndonjë nga simptomat ose dyshojnë se janë anemike, të kontaktojnë mjekun e tyre për këshilla./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”